Opozita/ “Nëse qeveria ka pranuar, ka bërë shumë mirë. PD, Noka: E turpshme, aspak transparencë për muxhahedinët. “Kjo është një derë që e ka hapur Sali Berisha dhe kjo qeveri nuk ka bërë gjë, veçse e ka mbajtur atë dere hapur”
As opozita nuk ka ndonjë kundërshtim, nëse qeveria ka pranuar të marrë muxhahedinë të tjerë në vendin tonë. Si rrallë herë, demokratët japin mbështetje të plotë për një aksion të qeverisë, duke vënë kështu në dukje qasjen e tyre pro-amerikane. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, tha për gazetën “Shqiptarja.com” se kjo nuk është gjë e re, pasi kjo është një rrugë e hapur nga qeveria “Berisha” dhe qeverisë “Rama”, sipas Nokës, i ngel vetëm të mbajë hapur këtë derë.
“E para, kjo është një derë që e ka hapur Sali Berisha me qeverinë e tij në fund të mandatit dhe kjo qeveri nuk ka bërë ndonjë gjë përveçse e ka mbajtur atë dere hapur”,-tha Noka. Por për deputetin demokrat, ish-ministër i Brendshëm, ajo që nuk shkon në këtë proces, është mungesa e transparencës, duke e cilësuar të turpshëm faktin që shqiptarët nuk e morën vesh nga qeveria e tyre, por nga Departamenti i Shtetit amerikan. Për këtë, demokratët e kanë një arsye: sjelljen jo korrekte të Ramës me amerikanët për armët kimike. “Ju e mbani mend besoj se ne kemi marrë rreth 300 muxhahidinë, por me një procedurë tërësisht transparente me qytetaret. Sigurisht që është për tu përshëndetur luajaliteti mbase i detyruar në këtë rast, ndaj aleatit tonë të madh. Them i detyruar pasi erdhi pas skandalit të armëve kimike. Shqetësues është fakti që mungoi transparenca me qytetaret, ndërkohë kjo ka qenë çështja kryesore e axhendës së rëndë. Në fakt, shqiptarët e morën vesh nga Departamenti i Shtetit këtë gjë dhe kjo është e turpshme”,-tha Flamur Noka.
/Shqiptarja.com