PD nuk çon Komisionerët në disa qendra, PS i kërkon Celibashit listën e anëtarëve zëvendësues: Plotëso vakancat

PD nuk çon Komisionerët në disa qendra, PS i kërkon Celibashit listën e anëtarëve zëvendësues: Plotëso vakancat

Ilirjan Celibashi

Edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet, Partia Demokratike nuk ka çuar ende listën me komisionerët e saj. Në këto kushte, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji i kërkon Ilirjan Celibashit listën e anëtarëve Kryesisht.

“Së fundmi, jemi vënë në dijeni se në disa Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, subjekti zgjedhor "Partia Demokratike" ende nuk ka dërguar propozimet dhe dokumentet për anëtarë në Komisionet e Qendrave të Votimit, në tejkalim te afateve të përcaktuara në nenin 36 pika 2 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi :

I. Të na vini në dispozicion një kopje të vendimit të Komisionerit së bashku me listën e personave që mund të emërohen kryesisht për të plotësuar vendet vakante për anëtar dhe sekretar të KQV-së, sipas përcaktimeve të nenit 36 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar dhe nenit 11 të udhëzimit nr. 2, datë 5.12.2020, të Komisionit Rregullator, "Në caktimin e procedurave të përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve që mund të emërohen kryesisht për plotësimin e vakancave në Komisionet e Zonës së Administrimit Zgjedhor dhe Komisionet e Qendrave të Votimit", i ndryshuar”, thuhet në kërkesën drejtuar KQZ-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
PD pa komisionerë, PS kërkesë për anëtarë, Celibashi: Proces pa domethënie për ne edhe pse dikush kërkon ta shohë si politike

1683196662_finalprojekt.01261721.Still035.jpg

Ilirjan Celibashi është përgjigjur për kërkesën e PS për anëtarë zëvendësues nisur nga fakti që PD nuk ka komisionerë në disa qarqe.

Celibashi thotë se pavarësisht se kërkon të shihet si diçka politike në fakt është një proces pa domethënie.

“Nuk kemi pse ta fshehum që kanë edhe interesa partitë politike në këtë proces. Duhet ta kuptojnë, nuk kanë dallim substancial nëse propozohen nga PD, PL apo PS.

Por në pikëpamje të ligjit, besoj që në pjesën dërrmuese sjellja e këtyre komisionerëve është në përputhje me ligjin. Nuk ka rëndësi çfarë përkatësie politike ka. E kuptoj që partitë i shtyjnë këto po për mendimin tim është një pik vështrim i gabuar. Për ne s’ka domethënie ky proces edhe pse dikush preferon ta shohë në mënyrë politike.”- tha Celibashi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi

Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi