Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur që do të synojnë të kandidojnë në zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, duke mos propozuar asnjë emër konkret në mbledhjen e sotme.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryedemokrati Sali Berisha ftoi të gjithë personalitet që të kandidojnë si të pavarur.

“Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoi dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare.

Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera. Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur”.

 

Por çfarë ndodh nëse nuk del asnjë kandidat i pavarur apo ka më shumë se 1 kandidaturë?

“Do zgjedhim se cili gjykohet më i zgjedhshëm.... një njeri që të ketë aftësitë për të bindur më shumë se kushdo tjetër qytetarët. Do jenë diskutimet që do ta zgjedhin. Nëse s’del asnjëri janë të pavarurit e propozuar nga partitë”, tha Sali Berisha.

Kryedemokrati bëri të ditur se për këtë do të ketë një afat prej 2-ditor. Nëse nuk del asnjë kandidat i pavarur brenda dy ditësh, atëherë do të zgjidhet një nga propozimet e figurave jopartiake.

Edhe në këtë rast, kandidati do të regjistrohet si i pavarur në zgjedhje, por do të ketë përkrahjen e gjithë opozitës.

“Mendoj  se dy ditët e ardhshme do ishte e përshtatshme. Ftoj personalitetet e këtij vendi të guxojnë sepse ne i mirëpresim me shumë sinqeritet”.

Kështu, partia më e madhe opozitare po pret një figurë të pavarur të vetëofrohet, ose në rast të kundërt do të kandidojë një nga emrat jo partiakë që janë vendosur në tavolinë në takimet me aleatët.

Në 9 nëntor do të ketë zgjedhje të parakohshme në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat. Fushata elektorale për këto zgjedhje të pjesshme do të nisë më 1 nëntor.

Përveç Tiranës ku janë zyrtarizuar si kandidatura Ogerta Manastirliu nga PS dhe Arlind Qorri i Lëvizjes Bashkë, në asnjë bashki tjetër nuk ka kandidat zyrtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:37
Berisha tha se do të mbështesin kandidatë të pavarur, PD e Vlorës del kundër: Emrin e zgjedhin forumet tona

1759603170_Capture.JPG

Pasi kreu i PD-së Sali Berisha tha për gazetarët se PD do të mbështeste kandidatët e pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale, PD e Vlorës duket se i ka dalë kundër lidershipit të PD.

Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, PD e Vlorës bën me dije se kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë Vlorë, do ta zgjedhin forumet e kësaj partie dhe emri do t’i delegohet kryesisë së PD.

Ndërsa Report Tv, ka mësuar emrat që janë diskutuar si kandidatë për Bashkinë. Bëhet fjalë për Eralba Kreshpa, Alta Azizi Haluci, Rezembrik Serjani, Atird Hoxha dhe Genti Hamzaraj.

PD e Vlorës bën me dije se deri më datë 9 nëntor, do të përfundojë përzgjedhja e kandidatit për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Vlorë.

Deklarata e plotë e PD-Vlorë:

Dje, datë 3 Tetor pranë Degës së Partia Demokratike Vlorë, u zhvillua mbledhja e radhës e kryesisë së degës, me fokus çështjet organizative në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar Bashkie në Bashkinë Vlorë, të cilat do të mbahen më 9 Nëntor 2025.

Pika kryesore e mbledhjes kishte të bënte me diskutimin dhe propozimin e emrave potencialë për kandidatin e Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie. Kryesia propozoi disa kandidatë të mundshëm dhe vendosi nisjen e një procesi të gjerë konsultimi me të gjitha forumet e PD Vlorë, Kryesinë e Forumit Rinor, Lidhjes Demokrate te Gruas, si dhe me aktivin në nivel rajonesh dhe grupseksionesh.

Ky proces konsultimi është në fazën përmbyllëse dhe pritet të finalizohet së shpejti, duke i hapur rrugë publikimit të listës zyrtare të emrave të propozuar nga strukturat. Më pas, lista do t’i paraqitet Kryesisë së Partisë Demokratike në qendër, për miratimin përfundimtar të kandidatit zyrtar që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet e 9 Nëntorit.

Ky proces synon të përfundojë brenda datës 9 Tetor, për të vijuar më pas me organizimin e fushatës dhe takimet me qytetarët vlonjatë.

Gjithashtu, ditën e sotme është mbledhur Kryesia e PDSh-së, ku priten të miratohen modalitetet e mbarëvajtjes së të gjithë procesit.

Partia Demokratike Vlorë garanton çdo qytetar se kandidati që do të propozohet do të jetë një qytetar vlonjat me integritet të lartë, profesionalizëm dhe i përkushtuar për të shërbyer me ndershmëri. Ai nuk do të jetë një marionetë e oligarkëve dhe nuk do të shërbejë për të firmosur “monumentet” e radhës të korrupsionit të sektit Rama në Vlorë.

Partia Demokratike mbetet e vendosur për t’i dhënë Vlorës një drejtim të ri, të ndershëm dhe në shërbim të qytetarëve.

Ora 17:47
Opozita do të mbështesë kandidatë të pavarur, Sula: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet e pjesshme lokale

1757618337_dashnorsula.jpg

Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula, ka reaguar pasi kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit, nuk do të jenë nga Partia Demokratik, por nga shoqëria civile.

Sula shkruan se lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet.

“Në Partinë Demomratike, drejtuesit duhet të ishin në siklet se kë të zgjidhnin mes emrave nga radhët e veta dhe jo të shpallin thirrje publike ofrojmë vend pune kandidat për Bashkinë e Tiranës”, shkruan Sula.

Postimi i plotë i Sulës:

Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet!

Kryesia e Partisë Demokratike paska marrë vendim që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, të mos garojnë me një emër që vjen nga radhët e Partisë Demokratike por nga shoqëria  civile.

De fakto, ky vendim përkthehet: Partia Demokratike po i bojkoton zgjedhjet.

Unë jam nga ata që mbroj tezën që Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja. Kujdes, Partia Demokratike po them.

Të marrësh një figurë nga çdo kategori e shoqërisë dhe ta vendosësh në garën për bashkinë më te madhe dhe më të rëndësishme të vendit është djallëzore.

1- Me një kandidaturë jashtë radhëve të PD nuk të angazhohet asnjë strukturë e partisë në fushatë dhe praktikisht e humbe garën në tavolinë.

2- Me një kandidaturë jashtë radhëve të PD por nga shoqëria civile, me humbjen e garantuar lidershipi i PD po përgatit argumentin e paszgjedhjeve për të mbajtur statuskuone. ( E shikoni që nuk është problemi te Drejtuesit e PD. Edhe kandidatura nga shoqëria civile edhe të bashkuar nuk e mundim dot regjimin). Ndaj edhe pas 9 Nëntorit lidershipi nuk duhet të ndryshojë!

3-Me një kandidaturë jo nga radhët e PD, por nga shoqëria civile e propozuar nga ndonjë nga partitë e reja, defakto Partia Demokratike e humbet edhe trofeun e partisë kryesore në Opozitë. Parti kryesore e opozitës bëhet ajo që propozon kandidatin.

4-Nëse unë gaboj me tri të parat, atëherë ka diçka edhe më pesimiste: Partia Demokratike që dikur ishte frymëzim dhe me resurse njerëzore të pashterëshme tashmë nuk gjen dot një kandidaturë serioze nga radhët e veta që të mos dalë me një rezultat qesharak.

Në Partinë Demomratike, drejtuesit duhet të ishin në siklet se kë të zgjedhnin mes emrave nga radhët e veta dhe jo të shpallin thirrje publike ofrojme vend pune kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Për të mos ardhur kjo gjende kam folur dhe flas çdo ditë. Por ajo parti e ka humbur kontaktin me anëtarët, me qytetarët dhe me realitetin.

Ora 14:36
“Janë më të mirë se Manastirliu”, Berisha përmend emrat e figurave të PD-së: Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka...

1759581451_saliberisha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se forca e tyre politike ka emra të mirë për të garuar përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, por theksoi se do të zgjidhet një figurë e përbashkët e opozitës, siç u shpreh ai, për të mbledhur më shumë vota.

Në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha përmendi disa emra të PD-së, që sipas tij, janë figura më të mira se Manastirliu, por që nuk do të kandidojnë.

“U garantoj që çdo qytetar me integritet i Tiranës, është 5 herë, 10 herë i pakrahasueshëm më i denjë se Korba e Korrupsionit për atë kandidaturë. Dhe ne kemi pa diskutim kandidatura shumë të mira. Kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht, Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka, që janë të pakrahasueshëm me kandidaturat e PS. Kështu që përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer. Por ka lidhje me rekordin elektoral. Tërësinë e votave si opozitë dhe kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje edhe me një moment të dytë. Qindra e mijëra militantë do donin të kishin kandidat dikë prej jush, por disa të tjera do donin të kishin një kandidat jashtë nesh, jo me qëllimin negativ, por me qëllimin më të mirë që të jemi sa më afër fitores”, deklaroi ndër të tjëra Sali Berisha.

Ora 13:37
Gara për Tiranën, Berisha ‘djeg’ figurat e PD-së: Kandidatët tanë janë të shkëlqyer, por me një tjetër kemi më shumë shanse për fitore! Negociatat për modelin, jo për emrin

Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar për kandidatin që do të përzgjedhë në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë së Tiranës më 9 nëntor.

Në nisje të mbledhjes, kryedemokrati Sali Berisha, tha se PD duhet të gjejë një figurë tjetër jo brenda radhëve të veta, pasi në këtë mënyrë ka më shumë shanse për fitore.

Sali Berisha e pranoi hapur se përzgjedhja e një kandidati të një profili dhe modeli tjetër ndryshe nga ai i figurave të PD-së, do të mblidhte më shumë vota, por kjo është edhe një kërkesë, sipas tij, e një target-grupi votuesish.

Për negociatat me partitë aleate përmes grupit të punës që angazhoi, Sali Berisha u shpreh se qëllimi ishte të eksplorohej modeli dhe jo të gjendej kandidati.

“Për Tiranën unë ngrita një delegacion për të eksploruar, jo kandidatët, por për të eksploruar modelin. A mund të gjenim një model ku të ishim të gjithë të bashkuar si opozitë. Shanset, nëse e mbështet gjithë opozita, të jenë më të mëdha.

Ne kemi kandidatura shumë të mira, kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht, Adriana Kalaja, Klevis, Edi Paloka. Kështu që përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forca të tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por ka lidhje me rekordin elektoral, tërësinë e votave si opozitë dhe kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje dhe me një moment të dytë. Qindra mijëra militantë do donin të kishin kandidat ndonjë prej jush, por të tjerë do donin të kishte një kandidat jashtë nesh, me qëllimin jo negativ, por që të jemi sa më afër fitores, sa më të votueshëm. Njerëz që mendojnë se dalja jashtë modelit strikt partiak, aplikimi i një modeli tjetër nga PD, është përfillje më e madhe për elektoratin dhe ka shanse më të mëdha. Nuk janë bërë diskutime për kandidatura nga përfaqësuesit tanë, por për modelin që do të bashkonte më shumë spektrin opozitar në kandidaturën e Tiranës. Unë ju them që asnjë takim nuk është bërë për kandidaturat”.

Dekretin e Presidentit pwr zgjedhjet e parakohshme nw Tiranw, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues. Megjithatë, ai theksoi se opozita nuk do ta bojkotojë garën për Tiranën.

“Mblidhemi sot në një moment për të diskutuar dhe vendosur modelin që do përzgjedhim si kryesi e PD për garën elektorale për Tiranën. Që në fillim dua të theksoj se dhunimet flagrante të Kushtetutës nga individë nga njerëz të inkriminuar të lidhur në vjedhje dhe përvetësime të mëdha të pronave publike si Edi Rama dhe kukulla e tij në Presidencë, seria e dhunimit të Kushtetutës me aktet e tyre me të drejtë e bëjnë të debatueshëm, e bëjnë terrenin antikushtetues dhe në këtë kontekst të debatueshëm pjesëmarrjen tonë në këtë garë elektorale.

Por për të gjithë ata që e kanë parasysh se ne jetojmë në një diktaturë autoritare në të cilën Kushtetuta është një letër e vdekur, ligji është një letër pa vlerë. Të kërkosh Kushtetutë në një regjim autoritar të bazuar në drogë, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë. Parimet e Kushtetutës janë të pavdekshme, thelbësore për një rend demokratik, kurse në një narkodiktaturë janë faktikisht të parespektuara. Një opozitë në regjimet autoritare ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar asnjëherë se ajo përmbyset me votë.

Por një opozitë në vlerësimin dhe mendimin tim duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë në luftën kundër regjimit autoritar. Bojkoti i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre. Opozita nuk duhet të lëshojë pozicionet e saj. Çdo opozitar e ka për detyrë t’i shpjegojë çdo qytetari çfarë është një diktaturë autokratike dhe ku dallon nga një diktaturë totalitare”.

Kryedemokrati sulmoi edhe kandidaten e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliun, të cilën e akuzon se ka kryer krime kundër njerëzimit kur ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë.

“Ajo e di se janë 20 mijë shpirtra shumë prej të cilëve mund të ishin gjallë sot. I mori covidi për vjedhjen që bëri. Ajo e di që si nënë, grua, motër, jo që s’bëri asgjë për shëndetin e grave, por ka kryer krime kundër njerëzimit duke i privuar nga ilaçet jetike”.

 

/A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kunora: 05/10/2025 10:40

    Nje lider i vertete e kupton se kur eshte koha te terhiqesh ne jeten private, por saliu mesa duket duhet te mbroje deri ne frymen e fundit interesin e tij personal dhe kjo ska lidhje me nje lider. Mos kandidimi i kandidateve per PD do te thote se plakushi i shume mekateve ka mbetur i pa shprese

    Përgjigju
  • Turi: 05/10/2025 07:05

    Salih, persa i perket Edlires dhe Ermalit skam cte them se jane njerez intelektuale dhe persona te rregullt, por te propozosh Haçkaj per kandidat, eshte krim. Haçkaj eshte kelysh i jot dhe jo i pavarur. Krim eshte ti japesh kandidaturen djalit te hajdutit. Haçkaj eshte thjesht llapaqeni i grupit tend o Salih.

    Përgjigju
  • Iris: 05/10/2025 05:28

    Duket qe Berisha i ka varur celsat per keto zgjedhje.Mos valle ky eshte sinjali i pare i perendimit te Berishes ne politike? Vertet jane zgjedhje te pjeseshme e ndoshta i duket humbje kohe kur po afrojne ato lokale gradualisht,por eshte cmenduri te lesh keto qytete pa kandidature.Ai eshte i vetedijshem se nuk ka asnje emer qe te mund te votohet,asnje qe mund te dale vullnetar dhe asnje qe t'ja rase kandidaturen,sic beri Rama me Manastirliun.Permend disa emra sa per te lare gojen qe i quan me te mire se Manastirliu,por ai e di shume mire qe asnje prej tyre nuk eshte i votueshem.Per mendimin tim,duhet t'jua lere degeve lokale sic po ben Vlora e te mos fuse hundet e te nderhyje sic beri me rezultate e primareve.

    Përgjigju
  • goni: 04/10/2025 22:35

    cfare do kandidosh o llum....kandido flamurin noken per tiranen o llum..o plehre e kombit...

    Përgjigju
  • gjin Kola: 04/10/2025 22:16

    Nëse PD kërkon të zgjedhë dhe te mbeshtese një kandidat nga shoqëria civile, jo nga radhët e saj, kjo do të thotë se PD ka mbaruar. Një parti që ngjalli shpresa te populli në vitet -90 sot nuk gjen dot një kandidat të aftë të konkurojë përballë kandidates së PS, vaj medet ku ka rënë besimi që ka sot te populli opozitar. Është fatkeqësi kombetare të katandiset PD në atë gjendje. Mendoj se duhet të analizojë thellë shkaqet që e sollen Partinë Demokratike në këtë gjendje. Me një opozitë të tillë demokracia në Shqipëri ka mbaruar. Edi Rama e ka siguruar fitoren jo vetem në këto zgjedhje, por për shumë e shumë vite.

    Përgjigju
  • Turi: 04/10/2025 19:03

    Salija Rama nji jeni

    Përgjigju
  • Mario: 04/10/2025 16:16

    Nuk jane kandidate te pavarur nqs mbeshteten nga ju. Keto jane sa per te hedh hi syve te mashtroni njerzit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?