TIRANE- Partia Demokratike përkujtoi sot 14 vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Vrasja e të cilit ende dhe sot e kësaj dite mbetet enigmë, pavarësisht se janë disa të akuzuar e dënuar si ekzekutorë të tij. Por premtimi i kryeministrit Berisha që me të ardhur në pushtet do të gjejë dhe dorën që e urdhëroi këtë vrasje ende nuk është realizuar.
Ceremonia përkujtimore u zhvillua në ambientet e selisë së Partisë Demokratike dhe më pas u vendosën kurora me lule në memorialin e ndërtuar në nderim të tij. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë Kryetari i PD-së Sali Berisha, anëtarë të Kryesisë, Deputetë, Ministra dhe anëtarë të Partisë Demokratike
"Ne nderojmë sot Azem Hajdarin në këtë 100 vjetor të pavarësisë sonë, por mendimi i parë që na vjen natyrshëm në mendje të gjithë shqiptarëve është se pa veprën e tij , pa trimërinë e tij, pa kurajën e tij, asnjë nga ne nuk e merr me mend se si do të ishim sot në 100 vjetorin e pavarësisë"- tha kryeministri Berisha pasi vendosi kurora me lule në memorialin e Azem Hajdarit.
Më 12 shtator të vitit 1998 Azem Hajdari u vra para selisë së Partisë Demokratike në një pritë të mirëorganizuar dhe bashkë me të u ekzekutua edhe truproja i tij Besnik Çera. Në vitin 2002 Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin “Nderi i Kombit”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com