PD pa komisionerë, PS kërkesë për anëtarë, Celibashi: Proces pa domethënie për ne edhe pse dikush kërkon ta shohë si politike

PD pa komisionerë, PS kërkesë për anëtarë, Celibashi: Proces pa domethënie për ne edhe pse dikush kërkon ta shohë si politike

1683196662_finalprojekt.01261721.Still035.jpg

Ilirjan Celibashi është përgjigjur për kërkesën e PS për anëtarë zëvendësues nisur nga fakti që PD nuk ka komisionerë në disa qarqe.

Celibashi thotë se pavarësisht se kërkon të shihet si diçka politike në fakt është një proces pa domethënie.

“Nuk kemi pse ta fshehum që kanë edhe interesa partitë politike në këtë proces. Duhet ta kuptojnë, nuk kanë dallim substancial nëse propozohen nga PD, PL apo PS.

Por në pikëpamje të ligjit, besoj që në pjesën dërrmuese sjellja e këtyre komisionerëve është në përputhje me ligjin. Nuk ka rëndësi çfarë përkatësie politike ka. E kuptoj që partitë i shtyjnë këto po për mendimin tim është një pik vështrim i gabuar. Për ne s’ka domethënie ky proces edhe pse dikush preferon ta shohë në mënyrë politike.”- tha Celibashi.


Lajmi kryesor:

PD nuk çon Komisionerët në disa qendra, PS i kërkon Celibashit listën e anëtarëve zëvendësues: Plotëso vakancat


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frika nga përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme, qytetarët të njoftojnë

Frika nga përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme, qytetarët të njoftojnë