PD paralajmëron bojkot: Kuvendi
jonë ndodhet para Kryeministrisë

PD paralajmëron bojkot: Kuvendi<br />jonë ndodhet para Kryeministrisë
Deputeti i PD, Luçiano Boçi i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar protestën e opozitës përpara zyrës së kryeministrit u shpreh se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Boçi paralajmëroi edhe një bojkot të mundshëm të Kuvendit kur u shpreh se tashmë parlamenti është te çadrat e ngritura nga PD përpara godinës së qeverisë.
 
"Protesta e opozitës, nuk ka diskutim për numra. Qytetarët janë ata që vendosin sot.
 
Problemet zgjidhen kur respektohen qytetarët, ne duam zgjedhje të lira mos deformohet vullneti i qytetarëve.
 
Një qeveri nuk duhet qa ta shpërfill popullin, pra ndaj qëllimi ynë është qeveria teknike dhe për këtë nuk ndalemi
" deklaroi ai.
 
Opozita vazhdon protestën në ditën e dytë përpara Kryeministrisë ndërsa pritet që protestuesit të futën në grevë urie.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)