PD paralajmëron arrestimin e ish-deputetëve dhe rreth 80 qytetarëve
Momenti kur u qellua me tulle ne koke polici i FNSH ne Fier
Partia Demokratike pretendon se Policia e Shtetit ka një listë me mbi 80 persona, që pritet të arrestohen sipas tyre, për protestën e dhunshme në 9 mars, në qytetin e Fierit ku kryeministri Rama ishte për një sërë aktivitetesh. Kryetari i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi, ka publikuar një listë që sipas tij janë emrat që Policia do të arrestojë.
Mes emrave që PD publikon janë ish deputetë, si Kejdi Mehmetaj e LSI etj, që ishin në protestën e Fierit.
Sipas PD-së, Luan Baçi ka siguruar listën e policisë me mbi 80 emra dhe akuzon policinë se kërkon të arrestojë edhe qytetarë që nuk kanë qenë në protestë për t’u futur frikën të tjerëve për të frenuar pjesëmarrjen në protestën e 16 Marsit që opozita joparlamentare do të mbajë para Kryeministrisë.
“Protestuesit janë me mijëra. Ku do t’i mbani? A ka vend në burgjet tuaja për të gjithë popullin?”- shprehet Luan Baçi, i cili e cilëson aksionin e policisë një hakmarrje politike të Edi Ramës .
“I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, mos i terrorizoni qytetaret fierakë. Ata protestuan për më shumë punë, siguri, për varfërinë e tyre dhe arsyeja e vetme është ky Kryeministër ilegjitim”, thotë Baçi
Të shtunën PD organizoi protestë në Fier, kundër vizitës së kryeministrit Rama në këtë qytet. Pati përleshje dhe një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë mori goditje të rënda në kokë pasi u qëllua me tullë nga protestuesit. Disa prej tyre u arrestuan edhe vetë dhunuesi, i cili rezultoi të ishte Pëllumb Isufaj 56 vjeç me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë e Mallakastrës. Në listën që PD pretendon se janë emrat që policia do të arrestojë, është edhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Listat e pulbikuara nga PD
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Fierit, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në
24 Dhjetor, 15:26
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
Kejdi Mehmetaj dhemacka e Lise
Përgjigjuore po gjysma e ketyre qenkan nga PD e vlores...apo aq demokrat ka FR dhe marrin perforcime nga keta kokpalaret e VLores...TURP ..... TURP ....... Arestoi te gjithe ore pse kush jane kata bythpambuker qe bejne thyerje te ligjit
PërgjigjuO luan baçi po në cilin vënd të botës gjuhet polici me für. Provoje e gjuaj policin AMER8KAN e shife ti se çfar të bën policia AMERIKANE o luan baçi
PërgjigjuBythqiri Luan Baci ka vënë emrin e tij të parin në listë hahahahahah trim i madh ky kokë loqja
PërgjigjuNje gomar buzebardh ka fshati? Ne Lushnje mund te jene mbi pese Arben Çuko.
Përgjigju