Personi i cili goditi diten e djeshme punonjësin e policisë të FNSH-së me gur në kokë gjatë protestës së zhvilluar në Fier nga simpatizantët e PD-së, ka rënë në prangat e policisë së bashku me dy persona të tjerë. Autori i plagosjes së policit është Pëllumb Isufaj 56 vjeç me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë e Mallakastres dhe u arrestua rreth orës 13:00 te ditës së sotme. Identifikimi i tij u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura.

Ndërkohë që të arrestuarit e tjerë janë; L.Z. 42 vjeç dhe E.K. 37 vjeç, të dy banues në Fier. Ata akuzohen për dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm. Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka vënë nën hetim edhe 10 protestues, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë. Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Polici i FNSH-së u plagos me gurë në kokë, gjatë protestës që PD organizoi ditën e djeshme në qytetin e Fierit, në të njëjtën kohë kur kryeministri Rama po organizonte takim me banorët e zonës. Me pankarta në duar dhe thirrje 'Rama ik' në një moment situata mes protestuesve dhe policisë u tensionua, ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi akuzoi efektivët për provokim.

Personi që qëlloi policin

Guri i lëshuar drejt efektive

Plagosja e policit