PD, pas Romeos, Topallit, dhe atyre që hoqi…

PD, pas Romeos, Topallit, dhe atyre që hoqi…

Ish-deputeti Romeo Gurakuqi

Historiani dhe ish-deputeti Romeo Gurakuqi zgjodhi fundvitin për të reaguar ashpër për komisionin, i cili përzgjodhi kandidaturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. Me justifikimin e drejtë se nuk kishte marrë përgjigjen e duhur për përjashtimin e tij, ai e bëri ankesën e tij publike. Por, me një gabim jo të vogël taktik, kur i cilësoi me disa nga atributet e kaluara, anëtarët e Komisionit Vlerësues.

Në momentin ku është në fuqi një komision dhe ti futesh në vlerësimin e tyre, atëherë duhet të presësh dhe verdiktin, cilido qoftë ai. Kjo e fundit mund të jetë e hidhur, krejt e papranueshme, por gjithsesi, ke qenë pjesë e procesit. Që e kaluara nuk bën krenar shumë nga personazhet tona, kjo nuk është një gjë e re, por përdorja është e tejkaluar, nëse t’i ke qenë pjesë e këtij formacioni politik. Rasti ynë ka ngjashmëri me atë që lidhet me përballjet e personazheve tona.

Jozefina Topalli, e para grua e këtij formacioni, që pati postet më të larta në vend, nuk i shpëtoi dot po ashtu anatemës për kryetarin aktual të PD-së dhe mënyrën sesi ai po e drejton kauzën e tij për të drejtuar vendin. Edhe asaj, njësoj si Romeos, iu turrën shumë personazhe, disa që kanë arritur rangjet më të larta të shtetit tonë. E dhimbshme përdorja e dosjeve dhe loja e ndyrë që kanë bërë PS dhe PD, përgjatë të gjithë kohëve me tw dhënat e tyre.

Kjo nuk i shpëtoi dot të dy personazhet tona, që megjithë kontributin e tyre të ndarë, në nivele të ndryshme, bëjnë pjesë dhe i shtonin një element identitetit të PD-së, që tashmë është bjerrur krejtësisht. E para nga mungesa e koherencës së vlerave që trashëgoi nga PD-ja e dikurshme dhe e dyta nga gjuha e komunikimit, që është bërë kaq e urrejtshme.

Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen me riciklimin e Jozefina Topallit dhe Romeo Gurakuqit, formacionit të Patosit, në këtë stad që është demokracia shqiptare dhe rruga e PD-së, është luks të përdorësh gjuhën e urrejtjes dhe fantazmat e dosjeve, që i mbani Ju BIGBROTHER-sat për shantazh dhe ku të vjen për të qeshur se ata që kanë qenë në atë sistem të kërcënojnë më shumë. PD-së i duhet çdo mundësi, çdo energji, çdo element ndihës për të riardhur në fuqi. Ndaj, lufta ndaj anëtarëve të saj, ca më tepër ish-deputetëve jo vetëm nuk është normale por ngjan dhe e tepruar.

Kjo edhe duke mos i justifikuar disa nga akuzat që këta të fundit kanë bërë ndaj PD-së. Me pak fjalë, është luks të mbash larg Romeon, Jozefinën, Patosin etj., kur e vetme PD, nuk e merr dot kalanë që ka ngritur Rama and &. Ka një kriter për të ruajtur masën, që trashmë i duhet shumë PD-së, dhe kjo lidhet me dinjitetin dhe sesa individwt e këtij formacioni janë të ndërgjegjshëm. “Dinjiteti nuk konsiston thjesht në pasjen e nderimeve, por në vetëdijen e duhur që ne i meritojmë ato”, shprehej dikur Aristoteli. Ndaj, ish-presidenti dhe të tjerët përpos të tjerave, duhet të kuptojnë se javët po pakësohen, por jo aq sa për t’i bërë vite të qeta drejtimin e vendit Edi Ramës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli ta nguli: 26/12/2020 12:18

    O akrepi kanaleve të na hash mun o kacabun ti je analfabet o ibret. Çfar komenton ti o zagar komplet karr. Lyli është kriminel dhe hajdut e ti na tregon pallavra o mavri i gjithi i mbaruar akrepi diskretituar.

    Përgjigju
  • Akrepi: 25/12/2020 17:40

    Te gjitha partite --qe marrin pushtet -- duhet me c'do kusht te pastrohen nga elementi negativ . Kjo eshte kaq e vertet dhe e domosdoshme , sic shihet me drejtesine . Por vetingu duhet te vazhdoi me politiken ; Te shpetojme njeher e mir nga shkaterrimtaret e pushtetit . Edhe ata qe e perdorin pastrimin ne parti per propaganta ,shtyjne uret e shkaterrimit te institucioneve . Te ndahemi sa me shpejt nga dallaveraxhinjt .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja