Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me përjashtimin e Arlind Boshkut dhe Dritan Burgisë nga partia, pas mbështetjes së tyre kundrejt Ervin Salianjit.
Spaho thotë se të dy i njeh prej më shumë se 15 vitesh dhe kanë kontribute të rëndësishme vetjake e familjare në PD, përfshirë edhe kontribute financiare. Ai shprehet se këto praktika të PD po sakrifikojnë dhe trembin njerëzit me vlera, ndërsa ngre pyetjen nëse dikush brenda partisë do të flasë për “turpet”.
“Kur bashkëpunëtorët e PS të përjashtojnë për "bashkëpunim" me PS.
Përjashtimi i Arlind Boshkut dhe Dritan Burgisë nga PD është i turpshëm. Veçanërisht "akuza" që kanë bashkëpunuar me PS dhe kanë përfituar personalisht.
I njoh prej më shumë se 15 vitesh. Jo vetëm ata, por edhe prindërit dhe familjarët i kanë kontributorë të PD që nga themelimi i saj. Për më shumë, kanë dhënë ndër vite kontribute të rëndësishme financiare për aktivitetin politik të PD.
Me këto praktika puniste PD po tkurret, zvogëlohet, mbyllet, përçahet, largon ata që kanë sakrifikuar dhe tremb njerëzit me vlera t’i ofrohen PD. Kur ta kam nevojën të mbaj në krahë, nëse nuk më duhesh më, të përzë me shkelma nga partia personale.
Nuk di a do ngrejë zërin ndonjë në PD për këto turpe. Sot heshtim, nesër e provojmë vetë në kurriz”, shkruan Spaho.
Përmes këtij vendimi, të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, këshilltarëve në Durrës, u propozohet si kandidat për kreun e grupit të Këshillit Bashkiak, Ardian Muka, i cili ka qenë edhe drejtues i degës së PD në Durrës.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 4921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidati demokrat më i votuar i listës së hapur në Durrës reagon ashpër ndaj përjashtimeve: Ku dallon sot PD nga ish Partia e Punës? Po përjashton zërat ndryshe
24 Mars, 22:37
-
'Partia nuk është e Flamur Nokës', Alesia Balliu reagon ndaj përjashtimeve: Vendimet merren sipas interesave
24 Mars, 22:29
-
Ylli Pata: Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?
24 Mars, 22:20
-
U përjashtua nga grupi demokrat i Këshillit Bashkiak Durrës pasi mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd, arrogant dhe i paburrë
24 Mars, 20:06
-
Shembet rruga në fshatin Rëmenj të Pogradecit, përfaqësuesit e PD në terren: Shkak abuzimet me fondet! Aksi kushtoi 800 milionë lekë
24 Mars, 18:51
-
PD e përjashtoi nga grupi demokrat i Këshillit Bashkiak Durrës se mbështeti Salianjin, reagon Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi
24 Mars, 17:27
-
Ekskluzive/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës! Report Tv siguron vendimin e firmosur nga Noka (REAGIMET)
24 Mars, 16:07
-
'Grupet parlamentare të propozojnë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit', Bardhi i përgjigjet Peleshit: Kushtetuesja shfuqizoi ndërhyrjet e PS, presim vendimin e zbardhur
24 Mars, 15:25
-
Ilir Yzeiri: Tregtarë flamujsh dhe talebanët e kohës sonë
24 Mars, 15:13
-
Roland Lami: Kur dhuna ushqen egon politike
24 Mars, 10:46
-
Eduard Zaloshnja: Epërsia e PS-së brenda vendit, 335 mijë sot, 50 mijë më 2021
24 Mars, 10:04
-
Thoma Gëllçi: Miza pa kokë
24 Mars, 09:12