Partia Demokratike, përmes deputetit Arben Ristani, deklaroi sot se treguesit e rendit në vend kanë pësuar një përkeqësim tronditës gjatë muajit korrik, duke e bërë pasigurinë të papërballueshme për qytetarët.
"Kronika e zezë ka mbushur ekranet, por veç kësaj, statistikat zyrtare tregojnë realitetin e dështimit të madh të Edi Ramës e Saimir Tahirit me rendin dhe sigurinë publike", u shpreh Ristani.
Sipas tij, krahasuar me qershorin e këtij viti, 3 persona më shumë kanë humbur jetën nga vrasjet. Po ashtu, përkeqësim ka shënuar numri i aksidenteve, ku korriku u mbyll me 12 viktima ose 3 më shumë se qershori.
Deputeti i PD-së tha se situata e rendit është rënduar dhe nga rritja e numrit të vjedhjeve në banesa dhe vjedhjeve me armë dhe me dhunë.
"Ky është bilanci i rendit dhe sigurisë, që përkeqësohet nga muaji në muaj dhe që prek çdo ditë qytetarët e vendit", tha deputeti demokrat Arben Ristani. /ATSH/
/Shqiptarja.com