PD përpjekje për t’u bashkuar për zgjedhjet vendore? Agalliu: Kemi bërë takime formale dhe informale që të dalim me një kandidat

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur takimet formale dhe informale me synimin për të gjetur një dakordësi që në zgjedhjet e ardhshme vendore të dalin me një kandidat të përbashkët. Në fakt i tillë është konfirmuar nga deputeti i PD-së, Arbi Agalliu në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se përpjekjet kanë nisur, duke theksuar se kjo është një domosdoshmëri, pasi demokratët nuk kanë luksin të humbasin asnjë votë.

“Të dalim të unifikuar në procesin e reformës territoriale, por edhe zgjedhjet lokale, nuk ka PDja luksin të humbasë një votë të vetëm, përpjekjet po i bëjmë në takime zyrtare dhe informale, i bëj thirrje cdo kolegu të bashkohemi për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale”, tha Agalliu.

Nga ana tjetër, deputeti i ka konsideruar akuzat që kanë mbërritur në drejtim të PD-së se ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia, janë të fabrikuara nga njerëz që janë pranë kryeministrisë apo edhe njerëzve që synojnë përçarjen e opozitës.

“Di të them që PD ka qenë dhe do të mbetet kundër influencës ruse, është e pozicionuar qartas krahas aleatëve siç SHBA, dhe besoj që këto janë fabrikime të lajmeve të shkruara nga individë apo subjekte afër kryeministrit për të goditur opozitën, dhe nga individë që në thelb kanë çorientimin e opinionit publik, dua t’ia lë kohës të vërtetojë nëse këto janë diskutime që bazohen në fakte reale, apo fabrikime, siç unë kam bindjen”, tha Agalliu.

Ai është ndalur te paketa ndihmëse e qeverisë, ku tha se ajo nuk u vjen në ndihmë qytetarëve.

“Janë disa akte që janë ndërmarrë nga qeveria nën petkun e të quajtur masa anti krizë, këto janë shumë qesharake, rritja e pensionistëve do vëmë re që është qesharake, 330 lekë të vjetra në ditë për pensionistët nëse kjo është masë, atëherë le ta quajmë të tillë, unë besoj se shtresat në nevojë, njerëzit me aftësi ndryshe, biznesi i vogël, këto duhet të ishin fokusi i kësaj pakete. Familjet shqiptare konsumojnë shportën, produktet e shportës që kanë pësuar rritje çmimesh. Çmimet e karburanteve kemi taksë gati 2 herë më të lartë dhe nuk po ul barrën fiskale, të gjitha teoritë tregojnë që në periudha krizash do duhet të ulet barra fiskale, kemi mungesë të qarkullimit të kapitalit. Reduktim i barrës fiskale, nuk kemi asnjë masë për studentët, këto janë problemet që vuajnë familjet shqiptare. Unë kam reaguar që ditën e parë, kur është diskutuar, madje kam kërkuar dhe kontaktuar për të marrë informacion zyrtar, jam kundër çdo akti që ndot mjedisin, sidomos në Vlorë, ku ndotja ngelet aty, e ku duhet të ketë prioritet turizmin”, tha Agalliu në një intervistë për Report Tv.

Në të njëjtin mendim ka qenë edhe deputeti Ervin Salianji, i cili në një intervistë për gazetaren Danjela Maloku tha se PD-ja duhet të duhet të dalë me një kandidat, duke theksuar se nëse humbasin, përgjegjës do të jenë të gjitha palët që drejtojnë sot partinë. 

Lajmi në ëeb u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)