PD përplasje e flakë në Kuvend, Analisti Yzeiri: Janë veç delinkuentë e idiotë! Kjo parti e ka mbyllur misionin prej kohësh

'Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një grusht deputetësh të shndërrohen në delinkuentë primitivë, idiotë e qesherakë” thotë analisti Ilir Yzeriri duke komentuar aksionin opozitar të Partisë Demokratike

“Ajo që po ndodh është gjëja më e turpshme dhe qesharake. Janë njerëz që nuk e vënë në punë arsyen. Ata nuk janë politikanë por 30 delinkuentë që ndërrojnë rolin me popullin opozitar sepse kjo opozitë ka mbetur pa popull. Ata 20 vetë me Flamur Nokën nuk përfaqësojnë popullin opozitar por dëshpërimin e një njeriu të vetëm Sali Berisha. Mendojnë se me aktet vandale do t’I hyjnë në zemër të Sali Berishës që të jenë në punë. Si mund të vish në pushtet duke djegur karriget? ‘ thotë Yzeiri I ftuar në “Studio Live’ në Report Tv.

Me keqardhje thotë se popullin opozitar e ka pllakosur fataliteti dhe për një kohë të gjatë do të mbetet i papërfaqësuar, ndërsa ata deputetë që janë të PD-së po luftojnë për interesat e Berishës.

“Kjo parti e ka mbyllur misionin e saj prej kohësh. Që në momentin kur Berisha u shpall non grata. Duhej të ridimensionohej. Berisha u tregua më i fortë, e përdorë për interesat e veta e familjes së vetë. Këta janë përfaqësues që nuk ka popull që i ndjek nga prapa. Sali Berisha nga ajo shpi nuk del. O do vejë në burg ose… Ai ka menduar në këmbë të tij do lërë vajzën. Ku ishim hiqgjëkundi. PD e ka mbyllur ciklin e saj, tha ai për gazetarin Nertil Agalliu. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nani: 03/10/2024 15:39

    po a duhet te kete opozite? pasi jemi ne 2024. ja kete nivel ka populli keshtu eshte politika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital