TIRANË, 25 Korrik /ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike denoncoi të premten aktet e dhunës së Policisë së Shtetit ndaj një familje në Kombinat. Një grua, bashkëshorti dhe djemtë e saj janë goditur arbitrarisht nga Policia, dhe është dhunuar edhe prona e tyre.
Koordinatori për Mbrotje Ligjore dhe Denoncimet në PD, Ervin Salianji vizitoi familjen Xhafa dhe i bëri thirrje prokurorisë të veprojë menjëherë dhe të nxjerrë përgjegjësit para ligjit.
"Policia ka kryer një ndërhyrje kundër traditës dhe moralit shqiptar. Kjo ndërhyrje, ka dhunuar shenjtërinë dhe paprekshmërinë e banesës dhe pronës, duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht një grua, një zonjë, një nënë, kundër çdo rregulli dhe norme humane", tha Salianji.
/f.n/