PD: Presidenti, PS s’na duhet në raundin e 4

PD: Presidenti, PS s’na duhet në raundin e 4
TIRANE- Demokratët në mazhorancë shprehen se në raundin e katërt nuk kanë asnjë nevojë për Partinë Socialiste, pasi e zgjedhin me votat e tyre presidentin e ri. Duke lënë në këtë mënyrë dhe tre ditë kohë për socialistët dhe opozitën që të pranojnë kandidatin e mazhorancës Xhezair Zaganjori. Ka qënë deputetu i PD, Tritan Shehu ai që ka deklaruar dje për mediat se opozita ka tri ditë kohë për t'i dhënë vendit presidentin konsensual dhe të pranojnë kandidaturën e paraqitur nga mazhoranca. Ish-kryetari i PD shprehet se nëse dështon raundi i tretë, javën e ardhshme demokratët do të rinisin negociatat me aleatët e tyre, për t'i dhënë vendit një president kushtetues dhe jo konsensual, siç u ofrua të ishte Zaganjori. "Nëse raundi i tretë dështon, dështon çdo mundësi e Partisë Socialiste për të qenë pjesëmarrëse. Pastaj procesi nuk ka nevojë më për Partinë Socialiste por zgjidhet me votat e maxhorancës. Pozicioni i Berishës ka qenë i qartë që Shqipërisë i duhet më mirë një president politik. Tërheqja nga ky pozicion u bë pikërisht për t'i hapur rrugë procesit gjithëbashkëpunues e për të afruar PS me një kompromis të nisur brenda maxhorancës. I gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të votojë në bazë të vendimit politik që PD do të marrë", ka qënë deklarata e deputetit Shehu. Një deklaratë që tregon qartë se demokratët pas konsumimit dhe të raundit të tretë të votimit për presidentin e Republikës pa arritur shumicën e cilësuar prej 84 votash, të cilat bëhen vetëm me opozitën, do Tritan Shehu të mbështesin një kandidat për mazhorancës për ta votuar dhe me shumicën e thjeshtë me 71 vota. Pavarësisht se përjashtohen kategorikisht kandidaturat politike, raundi i katërt me shumicë të cilësuar me sa duket shihet si mundësia e vetme për ta bërë vendin me president sipas mazhorancës, e cila nuk beson tek kreu i PS Edi Rama në lidhje me dhënien e një konsensusi të mundshëm. Vetëm pak kohë pas mbledhjes së dy ditëve më parë të grupit parlamentar në kampin demokrat duket se nuk ka më pikëpyetje për kandidaturën e raundit të katërt, që miratohet me 71 vota. I përzgjedhuri i tryezës së partive të shumicës, sipas Edi Palokës, nënkryetar i grupit parlamentar të PD mbetet Xhezair Zaganjori, pas tërheqjes nga kandidaturat politike. "Kandidatura jonë është Xhezair Zaganjori dhe është afruar për konsensus për Partinë Socialiste. Pasi ne i kami pasur kandidaturat tona politike, por i tërhoqëm duke i lënë vendin konsensusit me opozitën. Ekziston mundësia e një gare, nëse PS do një kandidat tjetër të cilit i jep 20 firma", ka qënë deklarata e Palokës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?