PD përgjigje 'dhëmb më dhëmb' Nikollës: Po tallesh me shqiptarët, prindër kujdes nga bandat

PD përgjigje 'dhëmb më dhëmb' Nikollës: Po tallesh me shqiptarët, prindër kujdes nga bandat

Vetëm pak minuta pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të tërhequr kërkesën për marrjen e të dhënave personale të prindërve, ka reaguar sërish deputetja e PD, Alban Vokshi. Kjo e fundit e cilëson vendimin e ministres Lindita Nikolla një tallje për shqiptarët.

Në ‘Facebook’, Vokshi shkruan se Nikolla duhet të tregojë përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të paktën 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së çdo fëmije që ndjek shkollën.

TËRHEQJA E NIKOLLËS TALLJE ME SHQIPTARËT. Tërheqja e Ministrisë së Arsimit nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale të prindërve nëpërmjet nxënësve është nje tallje me shqiptarët, e njëjtë me dorëheqjen e Saimir Tahirit. Për të dhënat e komunikimit në kohë reale me prindërit mjafton numri i telefonit ose e-email i vetëm një prindi.

Numri i kartës së identitetit të prindërve, mund t’u duhet për identifikim në zgjedhje, por jo për komunikim në kohë reale. Tërheqja e Lindita Nikollës, nëse është e vërtetë, është e pamjaftueshme!

Ministrja e Arsimit duhet të tregoje se përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të paktën 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së çdo fëmije që ndjek shkollën.

PD u bën thirrje edhe një herë prindërve të mos japin të dhënat e tyre personale tek një bande që do t’i përdorë ato për qëllime elektorale! Partia Demokratike po e ndjek me ekspertët e saj këtë çështje dhe siguron Ministren Nikolla se do të përballet me drejtësinë për shkeljen flagrante të ligjit!

Albana Vokshi, deputete e PD


Lajmi kryesor:

Denoncimi i PD, Nikolla tërheq kërkesën për marrjen e të dhënave personale të prindërve


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës