PD priti Ramën me protesta, Balla: Ishin 19 veta, Luli e ktheu partinë në një shoqatë

PD priti Ramën me protesta, Balla: Ishin 19 veta, Luli e ktheu partinë në një shoqatë

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla reagoi pas protestës së demokratëve gjatë vizitës së kryeministrit në Elbasan. Balla u shpreh se Basha e ktheu partinë në një shoqatë, ndërsa bën teatër në Facebook, referuar seancës së fundit në Kuvend.

Dua të them edhe diçka për gjoja lajmin që Edi Rama është pritur me protesta në Elbasan. 19 veta kishte mbledhur Lulzim Basha sot në Elbasan për të protestuar për vizitën e Kryeministrit nga të cilët dy kandidatë për kryetar në Partinë Demokratike. Turp i madh si e bëri Lulzim Basha Partinë Demokratike. Nga parti e idealeve të Dhjetorit, sot në një shoqatë që në një prej qarqeve më të mëdha të Republikës mbledh vetëm 19 veta për të protestuar kundër qeverisë.

Protesta nuk është gabim, por është gabim kur protesta shfrytëzohet për qëllime personale të Lulit apo Saliut.  Dua t’ju them se do të kishte qenë shumë mirë nëse ne llogaridhënien e parë do ta kishim bërë në Kuvend në një debat sëbashku me opozitën për gjithçka ne kemi bërë në këto gjashtë muaj dhe si mund të mendojë opozita që ne mund ti bëjmë këto punë më mirë. Por ju e keni parë, opozita vjen në Parlament, bën teatër në “Facebook”, gjysëm ore dhe ikën. Kjo është punë e tyre ne kemi detyrë të raportojmë para jush. Kështu që ne fillojmë menjëherë llogaridhënien publike.

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor