PD: Prokuroria të nis hetimet për
kërcënimin e Ndocajt, Rama hesht

PD: Prokuroria të nis hetimet për<br />kërcënimin e Ndocajt, Rama hesht
Partia Demokratike i bëri thirrje këtë të dielë prokurorisë që të nis hetimet për kërcënimin që i është bërë deputetit të Lezhës Eduart Ndocaj nga i vëllai i Arben Ndokës.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së e quajti të turpshëm faktin që kryeministri Rama flet për vlerat e partisë së tij, ndërsa nuk gjen kohë të flasë për faktin se deputeti Ndocaj është kërcënuar me jetë  sipas PD-së nga koordinatori i PS në Lezhë, Arben Ndoka.

“Deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka, i cili, pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës,” tha Zhupa.

Një ditë më parë Ndocaj denoncoi kërcënimin që i ishte bërë me telefon nga i vëllai i ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Deklaratë e zëdhënëses së PD Ina Zhupa.
Edi Rama po shton dozat e propagandës me regji qendrore, me anëtarësime të paracaktuara, me fjalime të gatshme e të sforcuara, ndërkohë që prej dy ditësh, ka një denoncim publik se brenda partisë së tij, deputeti socialist Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë nga njerëzit që Edi Rama u ka besuar degën e Partisë Socialiste të Lezhës.

Deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka, i cili, pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës. E turpshme është retorika e Ramës me të rinjtë për partinë e për vlerat, kur ai e ka inkriminuar atë në qelizë, kur nuk gjen kohë të mbajë një qëndrim për faktin se deputeti i tij kërcënohet me jetë nga kordinatori i tij.

Në të vërtetë, realiteti i Partisë që drejton Rama ky është. Banditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll këtë forcë politike, në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Ata kanë jo vetëm partinë në dorë, por edhe emërimet e tenderimet.

Këta sigurisht nuk janë socialistë e as nuk i përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Janë thjesht kriminelë që përfaqësojnë Edi Ramën. I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik.

Bëhet fjalë për të njëjtin dhunues e shantazhues, për të cilin Gjykata e Lartë dha pafajasi nën presionin e Edi Ramës. Dhe sot ky mercenar i Edi Ramës kthehet sërish në rolin e tij të kërcënuesit e dhunuesit të kundërshtarëve të kryeministrit. Eshtë e qartë se Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga inkriminimi.

Por është e sigurtë se qytetarët e vendit, demokratë e socialistë, me dhe pa parti, do ta shkulin këtë farë të keqe të politikës nga rrënjët. Dita po afron.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 ​
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit