TIRANE, 19 nentor/ATSH/. - Zëdhënësja e PD-se, Oriela Nebijaj, nepermjet nje deklarate per shtyp, beri te ditur sot se Partia Demokratike i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave në Qarkun e Lezhës dhe kërkon nga qeveria të marrë masa të menjëhershme.
"Deputetët dhe strukturat e Partisë Demokratike gjenden pranë familjeve dhe të afërmve të viktimave në këtë ditë dramatike për to", theksoi ajo.
"Ne dënojmë reagimin me vonesë dhe të pakordinuar të qeverisë, e cila si gjithnjë është prezente në ekran por mungon aty ku duhet, aty ku njerëzit kanë nevojë", vuri ne dukje zedhenesja, duke shtuar se "nuk ka asnje plan prej qeverise dhe Edi Rames për të marrë masa parandaluese, asnjë vizion për këto zona që gjithnjë vuajnë nga reshjet dhe nga moti i keq i dimrit". /a.ke/









