PD: Qeveria brenda 3 muajsh
riktheu rradhët nëpër sportele
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka kthyer radhët në sportelet e tatimeve dhe postës. Deputeti demokrat Mima tha se, duhen menjëherë akte në ndihmë të biznesit.
TIRANË - Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka kthyer radhët në sportelet e tatimeve dhe postës. Deputeti demokrat, Florion Mima tha se, duhen bërë akte urgjente në favor të biznesit pas manipulimit të sistemit elektronik tatimor nga qeveria.
“
Në të gjitha mediat e vendit, shqiptarët panë rikthimin e radhëve të gjata në sportelet e bankave dhe postës shqiptare, radhëve embleme të kolektivizmit socialist. Bizneset shqiptare, kanë mëse dy javë që nuk komunikojnë dot më me sistemet elektronike të deklarimit dhe pagesës online të detyrimeve tatimore”, tha Mima në deklaratën e tij.
Sipas tij, “prej 4-5 vitesh atyre u mjaftonte një klikim nga kompjuterët e tyre dhe gjithçka transferohej në mënyre elektronike pa qenë nevojë për radhë të gjata, pa qenë nevoja të kontaktoheshin fizikisht inspektorët tatimorë”.
“Sistemet elektronike kanë rënë dhe Prokuroria e Republikës ka dhënë sinjale që po heton seriozisht ngjarjen më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në sistemin tatimor shqiptar, atë të grabitjes në mënyrë mafioze të miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe individëve shqiptarë, për t’u përdorur vetëm për qëllime të mbrapshta dhe ekstraligjore”, theksoi Mima gjatë fjalës së tij.
“Duke qënë, si gjithnjë, në krah të bizneseve të ndershme vendase e te huaja, Partia Demokratike, kërkon përgatitjen me urgjence të çdo akti të duhur ligjor, që do t’i çlirojë ato nga gjobat e penalitetet që vijnë si rezultat i pamundësisë për të përdorur sistemet elektronike, pamundësi e krijuar jo për faj të tyre, por si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave shumë afër qeverisë. Ajo kërkon vënien para drejtësisë të te gjithë atyre që ideuan dhe realizuan grabitjen e thesarit të të dhënave tatimore të vendit, thesar të cilin ligji u kishte ngarkuar ta ruanin si sytë e ballit”, përfundoi deklaratën e tij, deputeti i PD-së, Florion Mima.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28