TIRANË, 5 Korrik /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike nëpërmjet koordinatorit për Ndihmë Ligjore në PD-së, Elvin Salianji, denoncon mashtrimin e qeverisë dhe papërgjegjshmërinë me rrugën Lin-Pogradec, duke denoncuar premtimin e pambajtur të qeverisë dhe pasojat, që kjo po sjell në këtë segment të rëndësishëm për gjithë juglindjen, në veçanti në këtë moment të sezonit turistik.
Salianji pas konsultimit me banorët e kësaj zonës, shprehet për mediat se "gjashtë muaj më parë Kryeministri ka qënë në këtë vend për t'u premtuar qytetarëve shqiptarë dhe banorëve të zonës se rruga Lin-Pogradec do të përfundonte në një kohë shumë të shkurtër, sepse sipas tij, problemet me financimin ishin të zgjidhura. Sot pas gjashtë muajsh, rruga jo vetëm që nuk ka përfunduar, por ka degraduar edhe më keq. Siç thuhet në këto anë "hidhet një lopatë sot, një lopatë nesër" për të thënë që këtu po punohet, ndërkohë të gjithë qytetarët, të gjithë bizneset, të gjithë turistët janë të detyruar për të kaluar në këtë rrugë për të parë perlat turistike të Pogradecit dhe Korçës, apo edhe qytetetarët që duan të kalojnë në pikat kufitare të Tushemishtit dhe Kapshticës. Ata e shohin çfarë heqin çdo ditë në këtë rrugë e cila me çfarë duket nuk ka për të përfunduar. Edhe në këtë rast, qeveria ka treguar se është një qeveri e premtimeve të pambajtura, është një qeveri e propagandës dhe jo e punës, është një qeveri që nuk po mbyll dot projektet e lëna përgjysëm nga qeveria e mëparshme", theksoi ai. /a.ke/
/Shqiptarja.com