Jepet me koncesion për 35 vite një port jahtesh në Kepin e Rodonit, PD: Vjedhje!

Pas Sarandës ku në datë 1 Gusht u hap gara për dhënien me koncesion 35 vite të portit turistik “Marina Limoni” do të jepet me PPP edhe një port jahtesh në Kepin e Rodonit. Ministria e Infrastrukturës e ka shpallur sot duke specifikuar edhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit, ndërsa Shqiptarja.com ka siguruar dokumentet e procedurës konkurruese për dhënien me koncesion partneritet publik privat të portit të jahteve Marina Rodon për 35 vite. Porti është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit te Rodonit. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje  është data 6 shtator 2019.

Sipas ministrisë, porti i jahteve "Marina Rodon" është parashikuar të ndërtohet në bregun lindor të Adriatikut të Jugut, në Gjirin e Rodonit i cili bën pjesë ne Gjirin e Drinit si njësia fiziografike me e madhe e bregdetit shqiptar. Përgjatë vijës bregdetare të kësaj Njësie, rreth 83 km e gjatë, që kufizohet në veri me Kepin Mendre (Ulqin) dhe ne jug me Kepin e Rodonit, ndodhen edhe grykëderdhjet e lumenjve Drin i Lezhës, Mat e Ishem si dhe lagunat e Vilunit, Kune-Vainit e Patogut. Pozicioni i propozuar ka thellësi të favorshme për strehimin e mjeteve lundruese me zhytje deri 5,5 metra. Porti do të ndërtohet krejtësisht i mbrojtur nga erërat dhe deti, duke krijuar një mbrojtje me anë të ndërtimit të dallgëpritëseve përkatëse dhe duke zbatuar standarde e norma me të cilat ndërtohen dhe shfrytëzohen aktualisht portet në Evropë dhe në vende të tjera të zhvilluara.

Projekti për portin e jahteve ne Kepin e Rodonit

Po sipas ministrisë, vendi i përzgjedhur kërkon ndërtimin e infrastrukturës përkatëse për zhvillimin e aktivitetit, ku përfshihet lidhja me rrjetin ekzistues rrugor me një gjatësi rreth 1,5 km, rrjeti furnizimit me energji elektrike, ujë, kanalizime. Ofertuesi duhet të marrë përsipër shmangien ose zbutjen e impakteve sociale e mjedisore duke kryer një vlerësim të tyre dhe duke shpjeguar efektet që do të ketë Porti Turistik ”Marina Rodon”, duke paraqitur nje studim nga nje ekspert ose studio e licencuar ne lidhje me impaktin mjedisor dhe social qe do te kete ndertimi dhe zhvillimi i ketij projekti.

Por, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji akuzon se qeveria ka dhënë me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot. "Kepi i Rodonit me PPP! Dje Saranda sot Rodoni....Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjeter nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”! Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej me mirë. Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombetar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë....gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerezve qe derdhin gjak per te siguruar ushqimin e përditshëm. Çdo PPP ështē interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut pêr publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve! Shqipëria nuk ështē e varfer, ështē e vjedhur!" shkruan Salianji.


( kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanistan: 06/08/2019 18:57

    TER SHQIPERINE ME KONCESION E DHANE, KU TJU DOJE E SI TJU DOJE QEJFI SIKUR TJA U KETE FALUR BABAI. CFARE FITON SHTETI SHQIPERIA SHQIPETARET PREJ KONCESIONEVE ? ASGJE. RROFSHIN HAJDUTET E KRIMINELET E SHQIPERISE.

    Përgjigju
  • Tarasi: 06/08/2019 18:36

    Çjane këto koncesione për 35 vjet o b*shtra... E shitet e vodhët shqiperine... PLEHERA

    Përgjigju
  • redi: 06/08/2019 18:22

    Ne rast se ka ndidh dhe ky veprim per te dhene dhe Kepun e Ridinit me PPP eshte mire Rama te largohet nga politika bashke me te gjithe te theret si Saliu,Meta dhe Luli qe e shiten Shqiperine dhe zhduken pasurite publike. Megjithese se Salianji eshte mashtrues kronik le te shohim. PPP si sollen Sgqiperise asnje te mire por vetem varferim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike