PD: Qeveria po ua bën ferr qytetarëve marrjen e pagës së 'luftës', u kërkon e-mail dhe numër celulari që një pjesë e tyre nuk i ka

PD: Qeveria po ua bën ferr qytetarëve marrjen e pagës së 'luftës', u kërkon e-mail dhe numër celulari që një pjesë e tyre nuk i ka

Enno Bozdo nga selia e PD-së

TIRANË-  Partia Demokratike akuzon qeverinë se pamundëson marrjen e pagesës së papunësisë për mijëra punonjës, kjo për shkak se marrja e të dhënave personale është burim kryesor i bllokimit të aplikimit.

Nga një deklaratë për mediat nga selia blu, Enno Bozdo shprehet se qeveria ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë marrjen e pagesës nga mijëra punëtorë. Sipas Bozdos, për përfitimin e kësaj pagese, qeveria u kërkon adresë e-maili dhe numër celulari, ndërkohë që sipas tij, shumica e punëtorëve nuk i disponojnë.

Një gjë e tillë, për Bozdon është tregues se që qeveria merr vendime që nuk zbatohen, por mbi të gjitha krijojnë kaos.

"Burokracia dhe marrja e të dhënave personale, shkaku kryesor i bllokimit të aplikimit.Qeveria po ua bën jetën ferr personave që duhet të marrin pagesën e papunësisë për shkak të pandemisë! Duke treguar sa e shkëputur është nga realiteti, qeveria ka nxjerrë pengesa burokratike që vështirësojnë apo pamundësojnë marrjen e pagesës nga mijëra punëtorë.

Për të përfituar ndihmën financiare, qeveria u kërkon punonjësve e-mailin, pra adresën e postës elektronike dhe numrin e  celularit. Shqetësimi i shprehur nga ana e kompanive është se shumica e punëtorëve nuk kanë adresë e-maili. Madje një pjesë e tyre nuk kanë as numër celulari personal. Pa plotësimin e këtyre të dhënave, aplikacioni qeveritar për marrjen e pagesës së papunësisë bllokohet. Askush nuk përfiton dot asgjë. Kjo do të thotë që ta bësh të pamundur dhënien e ndihmës apo, në rastin më të mirë, ta vështirësosh atë në maksimum.

Ky është një nga ato raste  që tregon se qeveria merr vendime aty për aty, të pamenduara dhe në kaos, duke i shkuar pas krizës, jo duke i paraprirë asaj. Siç tregojnë këto dy dokumente zyrtarë, në datën 26 Mars, kërkesa për emailin dhe numrin e telefonit nuk ekzistonte. Ajo u shtua më pas pa asnjë argumentim. Aplikimi për pagesën e papunësisë që kërkon emailin dhe numrin e telefonit mund t’i shërbejë qeverisë për marrjen në mënyrë indirekte të të dhënave personale të qytetarëve, por ajo ua bën edhe më të vështirë jetën mijëra punonjësve.

Ky është një shembull sesi me apo pa krizë, me apo pa virus, qeveria është plotësisht e pandjeshme ndaj problemeve reale dhe situatës shumë të vështirë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare. Për qindra mijëra shqiptarë pagesë e papunësisë së detyruar është burimi i vetëm i të ardhurave. Aplikimi për përfitimin e kësaj pagese duhet të jetë sa më i thjeshtë, sa më i shpejtë. Burokracia apo çdo skenar tjetër që vonon pagesën sot do të thotë uri!", u shpreh Bozdo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • M_GJATA: 03/04/2020 17:53

    Ikni re se e pam drejtësin e partis tuaj plot 30vjet na keni pir gjakun turp të keni që dhe dilni në publik

    Përgjigju
  • Vicidoli: 03/04/2020 16:38

    Birisha me ken sot e kishte ndal karavirusin

    Përgjigju
  • Totila: 03/04/2020 14:27

    Ju i bet letrat per t marr gjysmen e pages o Bozgovic. Po ne qe skemi mundesi si tja bejm. Kur t vini ju n pushtet...?!

    Përgjigju
  • Fertig jeni Juve ..: 03/04/2020 14:09

    30 vjete shkateruat Shqiperine dhe varferuat Popullin,, vrate Popullin .. Tani uleeisni Si ujqerit .. Mbeturina ,,Si sju vjen Turp Femijve te juaj ,,qe Ju lene te dilni ne TV.. Apo dhe ato mbas Babit te kepijne ndonje kocke Mercedes apo Audi..

    Përgjigju
  • Karagjozet: 03/04/2020 13:05

    Lapanjozet hienat cakejte gjarpeeinjte minjte e gjirizeve dalin si kerrmilli pas shiut

    Përgjigju
  • Emri: 03/04/2020 12:59

    Cfare flet more? Ka shqiptar pa celular sot?

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 03/04/2020 12:52

    Hajde suxhuk marka Enno

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë