PD, Qirici: Rama “kampion” i
papërgjegjshmërisë, mbron dhunën
Në deklaratën e saj për mediat, deputetja e Partisë Demokratike Eleina Qirici ripërsërit akuzat e opozitës mbi kryeministrin Rama si mbrojtës dhe dërgues të dhunës në Parlament. Gjithashti Qirici akuzon se Rama ka kriminalizuar administratën, parlamentin dhe se synon “të kapë dhe drejtësinë”.
TIRANË - Në deklaratën e saj për mediat, deputetja e Partisë Demokratike Eleina Qirici ripërsërit akuzat e opozitës mbi kryeministrin Rama si mbrojtës dhe dërgues të dhunës në Parlament. Gjithashti Qirici akuzon se Rama ka kriminalizuar administratën, parlamentin dhe se synon “të kapë dhe drejtësinë”.
Qirici e etiketon Kryeministrin Rama si “kampion të papërgjegjshmërisë ” pas publikimit nga ana e opozitës, sipas saj, të implikimit të deputetit Arben Ndoka me krimin e organizuar. Duke i rikujtuar qytetarëve shqiptar dhe një herë dhunën e ushtruar ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri, znj Qirici, shprehet se Rama nuk mund ti shpëtojë llogaridhënies dhe nuk mund gjithashtu “ti mbylll gojën opozitës”.
“Tre javë heshtje, pas dhunimit në Kuvend të opozitës, pas publikimit me prova e fakte të kriminalizimit që i ka bërë parlamentit, e bëjnë Edi Ramën një kampion të papërgjegjshmërisë. Edi Rama mund të jetë i zënë me mashtrimet mbi mashtrimet, e 300 ditëve të tij, po ai nuk i ikën dot llogaridhënies për faktin se ka bërë me mandat dhe imunitet një të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana të rënduara dhe për rrëmbim personi. Nuk mund ti ikë llogaridhënies, për faktin se pikërisht, deputetët si Arben Ndoka i përdor në parlament si skuadra dhune ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike, duke goditur e kërcënuar me jetë, në përpjekjen për ti mbyllur gojën opozitës”- u shpreh më konkretisht për mediat Deputetja e Partisë Demokratike Eleina Qirici.
Gjithashtu Deputetja Qirici deklaroi se “aleanca e Edi Ramës me krimin” po funksionon dhe se Kryeministri i Shqipërisë po orvatet të “kapë drejtësinë”. Deputetja e PD-së hedh dhe akuza mbi kriminalizimin e administratës dhe Parlamentit.
“Aleanca e Edi Ramës me krimin po funksionon. Deputetët me aktet e tyre banditeske, me të shkuar problematike, po kryejnë porositë e Ramës, ndërsa vetë Rama po kap drejtësinë dhe cdo institucion tjetër, për t’ua shtruar deri në fund rrugën mandatarëve me precedent penal në aktivitetetin e tyre të dyshimtë e antiligjor.Edi Rama ka kriminalizuar administratën, parlamentin dhe synon të kapë dhe drejtësinë”- përfundoi deputetja Qirici.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41