PD: Rama fsheh krimin me një fletushkë false penaliteti

TIRANË, 23 Gusht /ATSH-Gjergji Mima/ - Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama, i cili sipas PD, me një dëshmi penaliteti kërkon të fshijë të kaluarën e deputetit Arben Ndoka.
"Për Edi Ramën, të jesh i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, është një fakt i thjeshtë që mund ta kalosh me një dëshmi penaliteti. Ky precedent i rëndë penal, për Edi Ramën nuk është pengesë për ta bërë dikë deputet.
Sipas PD, "dëshmia e penalitetit, paska sipas Edi Rames, forcën e gurit filozofik dhe aftësinë për të fshirë të kaluarën. Me qëndrimin thellësisht të papërgjegjshëm që mbajti për këtë rast, Rama provoi edhe një herë se ajo çfarë propagandon ndryshon si dita me natën me atë që bën". Edi Rama, vijon deklarata e PD, "dëshmoi publikisht se me vetëdije të plotë, ai me firmën dhe vulën e tij i hapi dyert inkriminimit të parlamentit, siç ka bërë me administratën, zyrat e shtetit e zyrat e Partisë Socialiste. /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden