Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj heshtjen e Edi Ramës pas kërcënimit të zëdhënëses Laura Vorpsi. Në një deklaratë për mediat nga selia blu theksohet se kërcënimi me jetë i zëdhënëses dhe i familjes së saj, janë një kërcënim për fjalën e lirë, për demokracinë në vend.
“Sot është dita e tretë e heshtjes së Edi Ramës, pas kërcënimit banditesk që ai i bëri zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, me anë të deputetit Arben Ndoka. E gjithë shoqëria e dënon aktin e shantazhit mafioz që kryhet me frymëzim dhe me porosi të Edi Ramës. Kërcënimi me jetë i zëdhënëses dhe i familjes së saj, janë një kërcënim për fjalën e lirë, për demokracinë në vend. Vetëm Edi Rama hesht, bën të paditurin” ka thënë deputetja e PD-së Albina Deda.
Sipas deputetet opozitare Edi Rama, që bën propagandë për të drejtat e grave, por në realitet ai hoqi dy gra kandidate, vetëm për ti hapur rrugën hyrjes në parlament të një personi të dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
“Me oligarkinë kriminale dhe strukturën e dhunës që ka instaluar Edi Rama deri në Parlament, çdokush po merr mesazhin se është nën kërcënim nëse denoncon, nëse flet. Edi Rama po synon të krijojë një shoqëri të mbyllur dhe kërkon të kontrollojë fjalën e lirë, me para e me pushtet nga njëra anë, më dhunë e kërcënime për jetën nga ana tjetër” ka thënë Albina Deda, deputete e Partisë Demokratike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41