Deputeti Gerti Bogdani tha se denoncimet e Partisë Demokratike, kane provuar publikisht se Edi Rama ka kriminalizuar administratën, ka kriminalizuar zyrat e shtetit, ka kriminalizuar dhe grupin e tij parlamentar, duke veshur me mandatin dhe imunitetin e deputetit persona te denuar me pare per vepra te renda penale.
“Edi Rama ka 22 ditë që hesht, duke manifestuar me kryeneçësi se përgjegjshmëria dhe llogaridhënia nuk janë aspak tiparet e tij. 22 ditë më parë ai vuri në skenë goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të deputetit të Partisë Demokratike. Pas këtij akti banditesk që detyroi opozitën të braktisë parlamentin, për të shmangur kurthin e gjakderdhjes, Edi Rama nuk tha asnjë fjalë. Nuk tha asnjë fjalë kur botërisht u vërtetua se instrumenti i tij i dhunës, është përfaqësues i botës së krimit. Dokumentat e bera publike nga Partia Demokratike, provuan se Arben Ndoka, është dënuar për trafik prostitucioni dhe rrrëmbim personi”, tha deputeti i PD-së Gret Bogdani.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)