PD: Rama i ikën përgjegjësisë 
shqiptarët presin reagim për dhunën

Për Partinë Demokratike shqiptarët presin reagimin e kryemnistrit Edi Rama mbi incidentin qe ndodhi në Kuvend. Në një deklaratë për mediat koordinatorja e PD-së Sivli Bardhi tha se prej 24 ditësh, Edi Rama i ikën përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që ka për inkriminimin e parlamentit, dhe për pasojat që ka sjellë kjo në jetën politike në vend.
 
“Kur shqiptarët panë deputetët e mazhorancës që goditën fizikisht brenda në parlament dhe kërcënuan me jetë opozitën për t’i mbyllur gojën, pritën që Edi Rama të mbante një qëndrim, edhe pse ishte ai porositësi i dhunës.  Por Edi Rama heshti.  Kur shqiptarët mësuan me prova dhe panë dosjen e plotë të agresorit dhe kërcënuesit, deputetit Arben Ndoka, i dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për heqje të lirisë së tjetrit, pritën që Edi Rama të reagonte, edhe pse është ai që ka firmosur hyrjen e këtij personi me precedent penal në kuvend, veshjen e tij me mandat dhe imunitet”, deklaoi Bardhi.

Sipas PD-së, Rama jo vetëm nuk reagon por thellon projektin e tij të kapjes së shtetit, të institucioneve, të drejtësisë, pikërisht me ndihmën e aleancës kriminale që ka themeluar para zgjedhjeve.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni

Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni