PD: Rama lidhje me krimin 
kemi dosjen e plotë të Ndokës

PD: Rama lidhje me krimin <br />kemi dosjen e plotë të Ndokës
Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka futur në Kuvend njerëz të lidhur me krimin. Gjatë një  konference nga selia blu Ristani ka publikuar dokumente që sipas tij tregojnë të kaluarën kriminale të deputetit të PS-së Arben Ndoka.

“Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë. Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim.  Arben Ndoka, është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri.  Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar.  Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit. Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës. Kjo është rilindja e Edi Ramës”, ka thënë Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani.

kartela e arben ndokes
(Në foto: Kartela personale e Arben Ndokës ku tregohet denimi me 7 vite e 27 dite burg nga Gjykata e Romes)

faksmile

faksmile
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua  në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç