PD: Rama mbyll sytë para fakteve
lan duart me dëshminë false
Partia Demokratike në një deklaratë për shtyp për mediat rikthehet tek rasi i deputetit, Arben Ndoka duke akuzuar Kryeministrin Rama për mungesë përgjegjësie.
TIRANE - Partia Demokratike në një deklaratë për shtyp për mediat rikthehet tek rasi i deputetit, Arben Ndoka duke akuzuar Kryeministrin Rama për mungesë përgjegjësie. Argumentimi i këtij të fundit që përpara se të përpiloheshin listat e kandidatëve të PS janë këkruar kandidatëve dëshmitë e penalitetit, “dhe është ajo që tregon se kush ka bërë çfarë”, sipas Ramës, Partia Demokratike e ka cilësuar si fyese dhe si “larje duarsh”.
Partia më e madhe opozitare, në deklaratën e saj për shtyp, i referohet rastit të deputetit Ndoka duke u bazuar në vendimin e Gjykatës së Romës të zbardhur nga vetë PD, ndërsa dëshimë e penalitetit, mbi të cilën foli Kryeministri Rama, e quan fletushkë false.
Dhe pse kreu i Qeverisë “theu heshtjen”, pas 42 ditësh, polemikat nga krahu opozitar nuk mungojnë ende mbi rastin e dhunës në parlament duke inkriminuar drejtpërdrejt Kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit ditën e djeshme deklaroi se këto raste janë dënuar sipas rregullores të vetë Parlamentit shqiptar.
Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e Partisë Demokratike:“Edi Rama ishte dje i detyruar nga pyetjet e gazetarëve që të thyente heshtjen 42 ditore në lidhje me inkriminimin e parlamentit. Por z.Rama, nuk shfaqi asnjë lloj përgjegjshmërie, llogaridhënie, apo reflektimi për faktin se ai ka bërë deputetet një të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi. Për më keq, Edi Rama tha se cdo gjë është në rregull, pasi deputeti Arben Ndoka paska paraqitur një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Kryeministri ynë, i mbyll sytë para malit me fakte e dokumenta, para vendimit të Gjykatës së Romës që e dënon me 7 vite burg deputetin e tij, para njohjes së këtij dënimi që ka dhënë drejtësia italiane, nga gjykatat tona. Edi Rama i lan duart, duke thënë se atij i mjafton një fletushkë, një dëshmi penaliteti false. Me këtë përgjigje, Rama fyu cdo qytetar të këtij vendi, që priste një reagim. Deklarimi dje i Kryeministrit është nga ato thagmat që nuk kanë nevojë për koment. Por në të vërtetë, ky qëndrim thjesht vërteton, se Edi Rama me vetëdije të plotë, duke i njohur faktet dhe rrethanat, ka bërë deputet një person me të kaluar kriminale, për ta përdorur atë si instrument dhune gjatë fushatës, gjatë zgjedhjeve të një viti më parë, dhe sot për të goditur, dhunuar e kërcënuar opozitën. Dhe për këtë fakt, ai refuzon të mbajë përgjegjësi.”Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Para Kongresit të 8-të, unë i çova Feçor Shehut një zarf sekret, që ma dha Mehmeti dhe më 16 dhjetor në darkë, ai erdhi te vila e kryeministrit…
22 Janar, 18:24
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
-
Korreshi në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD! Balliu: Në listat e mbyllura të futen të rinj
22 Janar, 18:22
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, shkak një dokumentar
22 Janar, 18:13
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë
22 Janar, 18:00
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47