Valdrin Pjetri hedh poshtë akuzat e PD-së: Ngjan me një gjyq publik, jam i hapur për verifikime (VIDEO)

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të PD-së dhe kërkesës që selia blu dërgoi në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit. Pjetri tha se është i hapur për çdo lloj verifikimi, ndërsa hodhi poshtë akuzat e ngritura nga opozita.

"Është e vërtetë që gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve. Unë kam thënë se jam i hapur për çdo lloj verifikimi. Ky ngjan më shumë me një gjyq publik se me diçka tjetër. Asgjë nuk më ndal të punoj për bashkinë e Shkodrës", tha Pjetri.

I pyetur nëse është e vërtetë akuza e PD-së se ai nuk ka udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë, Pjetri tha se nuk është e vërtetë dhe mjafton të shikohen të dhënat e TIMS.

“Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie”, tha kryebashkiaku i Shkodrës.

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë figurën e Valdrin Pjetrit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përmes një letre iu drejtua prokurorisë duke thënë se ka të dhëna publike që provojnë se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muhamet Hajro: 09/08/2019 16:45

    Nuk vihet fare ne dyshim pastertia e figures tende le te llomotisin sa te duan cakejte ,keta te pacipe ,keta bandita ,keta qe Jane kthyer ne Bajge qe qelbin dynjane por ju I dashur Mik vazhdo puno per Shkodren dhe Shkodranet j

    Përgjigju
  • Jim: 09/08/2019 13:11

    Ku ju gjejne vetem Ju qe kini probleme me drejtesine Po mos u merzit Mediu kishte e ka gjithe ato probleme ne Itali e Shqiperi e nuk I behet vone fare Se per lylzimin nuk flas se Ai eshte specie e ralle Nuk skuqet e nuk zverdhet asnjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni