Partia Demokratike nuk rresht me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sa i përket incidentit të ndodhur në Parlament. Ervin Salianji kordinator në PD në një deklaratë për mediat ka thënë se heshtja e Ramës, paralajmëron kriminalizim të mëtejshëm.
“Eshtë vërtetuar publikisht se deputetët si Arben Ndoka janë bajonetat e Edi Ramës qër i përdor si dhunues e kërcënues me jetë të opozitës, në përpjekjen për ti mbyllur gojën Partisë Demokratike. Dhe kur këto fakte tashmë i di i madh e i vogël, përgjegjësi kryesor, ai që ka urdhëruar aktet banditeskte që ka firmosur dhe ka vulosur veshjen me mandat dhe imunitet të personave me precedent kriminalë, hesht dhe bën të paditurin. Teksa e thellon heshtjen, Edi Rama, me këta deputetë, me këtë mazhorancë ka vënë në jetë skemën e kapjes së çdo institucioni, të kapjes së drejtësisë. Nuk pritet asgjë tjetër, përvecse kriminalizimin i cdo zyre e i cdo pushteti që Edi Rama ka marrë dhe po merr nën kontroll”, ka thënë Salianji.
Sipas tij PD çdo ditë do të denoncojë para qytetarëve të vendit, me prova e me fakte dhe do të bëjë transparencë për shtrirjen e aleancës kriminale.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com