PD: Rama-Balla burgosin fshatarët për dy mushka dru dhe lejojnë banditët të bëjnë masakër me pyjet

TIRANE-Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi deklaron se pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve. Ai thotë se masakra e pyjeve me leje shtetërore fakton se Edi Rama dhe Taulant Balla janë pjesë e kësaj lakmie shkatërruese antiligjore të Shqipërisë.

Sipas tij, një inspektim një ditor në pyjet dhe zonat e mbrojtura të Librazhdit tregoi se ligji për moratoriumin e prerjes së pyjeve ekziston vetëm në letër. "Për të ndalur shfarosjen e pyjeve nevojitet zgjidhje urgjente, që nuk mund ta japë as Edi Rama, as Taulant Balla, bashkëpunëtorë të kësaj masakre mjedisore kriminale" shprehet ai, duke dhënë edhe zgjidhjen që sipas tij është ardhja në pushtet e PD-së.

Deklarata e plote e Jamarbër Malltezit
Një inspektim 1 ditor në pyjet dhe zonat e mbrojtura të Librazhdit tregoi se ligji për moratoriumin e prerjes së pyjeve ekziston vetëm në letër. Përtej propagandës dhe fasadës që tregon Edi Rama, e vërteta tregon se pyjet po shfarosen për qëllime tregtare në Librazhd, Kolonjë, Dibër dhe Tiranë, siç është rasti i zonës së Laknasit.

Moratoriumi 10 vjeçar e ndalon prerjen e pyjeve për qëllime fitimi, që shkojnë përtej nevojës banorëve të zonave të ndryshme për t’u ngrohur gjatë dimrit, por kushdo që paguan rryshfet tek ky pushtet mund të presë pyjet e të bëjë tregti lirshëm brenda zonave të mbrojtura në rezervatet e Librazhdit, si në Malin e Polisit, Dardhë - Xhyrë, Shelegur-Germenj dhe kudo tjetër.Duke lejuar prerjen e pyjeve megjithë denoncimet thuajse të përditshme në rrjetet sociale dhe median online, Edi Rama dhe Taulant Balla faktohen se janë pjesë e kësaj lakmie shkatërruese antiligjore.

Me ligj, banorët mund të marrin dru zjarri për nevoja personale, por pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve që japin rryshfetin tek Edi dhe Tualeti.

Me ligj inspektorët e pyjeve dhe policia duhet të veprojnë për të ndaluar prerjen masive të pyjeve dhe për të çuar para drejtësisë përfituesit e kësaj masakre. Në realitet, shkelja e moratoriumit është e përditshme. Faktet tregojnë se inspektorët profesionistë të pyjeve u pushuan nga puna dhe u zëvendësuan me militantë apo trafikantë droge.

700 inxhinerë pyjesh u pushuan nga puna prej qeverisë Rama. Për  pasojë, tani rrezikon të mbyllet dega e Pyjeve në Universitet, pasi për të rinjtë nuk ka motivim të studiojnë një degë, për të cilën pushtetit mafioz të Edi Ramës nuk i duhen profesionistët. Ata janë zëvendësuar nga “çunat problematikë”, që përdoren për blerje votash sa herë ka zgjedhje.

Inspektimi 1 ditor në pyjet dhe zonat e Librazhdit tregon se situata në pyje është e rëndë. Për të ndalur shfarosjen e pyjeve nevojet zgjidhje urgjente, që nuk mund ta japë as Edi Rama, as Taulant Balla, bashkëpunëtorë të kësaj maskare mjedisore kriminale.

Për të ndaluar prerjen e pyjeve kërkohet vullnet politik për zbatimin e vertetë të ligjit. E vetmja shpresë për këtë është Partia Demokratike. Plani ynë është të përkrahim profesionistët, të nxisim të rinjtë të studiojnë dhe të mbrojnë pyjet, të zbatojmë ligjin me vullnet të hekurt për të ndëshkuar këdo që shkatërron nje nga pasurinë më të mëdha të shqiptarëve.​

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 07/10/2019 13:49

    E shkreta Shqiperi.Ja me se merret kjo opozitE ME E KEQJA HISTORIKISHT ME E PAAFTA E KOMBIT SHQIPTAR.As detyren minimale qe ka kryeministri nuk e di.

    Përgjigju
  • Daniel T.: 06/10/2019 22:16

    PD është e saktë këtu! Kjo situatë është një tragjedi kombëtare! Pemët para syve të mi për 20 vitet e fundit u zhdukën! u bënë karburant për restorantet e picave! Ka katastrofë në të gjithë. Pse kemi nevojë për pemë në këtë vend të nxehtë, me diell dhe hidrocentral?

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/10/2019 20:31

    Popull neandërtal akoma ngrohet me dru shek 21.

    Përgjigju
  • Genti: 06/10/2019 18:32

    Shkoni shihni pyjet e Gramshit be zone e Porocanit Kukurit Kodovjatit ky Mafiosi Aldo Myftaraj po I pret radhe pa asnje kriter Ku drejtor Pyjesh është tekniku Fail Lleshi me vile 3 kateshe luksose ne Gramsh!! Është një cmenduri cfare po behet ne pyjet e Porocanit ne kufij me Librazhdin Mali I Lisecit I zhdukur rrafsh ne menyren me te shemtuar nga Aldo Mafiosi we po blen edhe PS e Gramshit!!

    Përgjigju
    • Tom: 06/10/2019 22:44

      Nje ket ballen .. Dreqi ta haje.. I shkaterroi komplett pyjet.ne zonat e librazhdit. Jetoj ne gjermani Por drute familja tek balla i paguan.Socialist jam ama korrupsionin e ka qejf balla.per fat te keq.

  • vera: 06/10/2019 18:04

    PO MIRE SHTETI ESHTE INEKZISTENT,,POR DHE NE PASKEMI QENE NJEREZ TE POSHTER,,,PRESIM PYJET TONA ,,,PREFSHI KOKAT TUAJA ISHALLAH...//

    Përgjigju
  • Haruni: 06/10/2019 16:35

    Fugoni Me dru qe duket ne foto I ngarkuar eshte miku Taulantit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka