PD: Reforma jo në zyrën e
Ramës, por në Kuvend

TIRANE- Partia Demokratike kërkoi dje që reforma territoriale të bëhet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo nga qeveria, ose në të kundërt, opozita do të bojkotoj procesin duke e futur politikën në ngërçin e radhës. Sipas ekspertit të PD-së për çështjet vendore, Ferdinand Poni, i gjithë procesi i reformës për ndarjen administrative të territorit të Shqipërisë duhet të bëhet nga një komision bipartizan, pra Kuvendi i Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Poni hodhi akuza të forta ndaj procesit duke paralajmëruar edhe një bojkot të mundshëm nga opozita. "Kjo pocedurë të kalojë në hollitë e plota të ligjshëmrisë dhe të konsensusit që nuk kalon nga zyra e zotit Çuçi, as nga ajo e zotit Rama, por që duhet të kalojë nga Kuvendi i Shqipërisë në një komision bipartizan.

Duhet të mblidhet një komision bipartizan që të vendosë kriteret. Nuk jemi kundër vendosjes së komuniteteve, për të pasur atë komunën dhe bashkinë e tyre, dhe jo largimin e pushtetit lart, që nuk i quan qytetarët, por të dorës së parë dhe të dytë”,- tha Poni. Në vijim të fjalës së tij, ish-zëvendësministri i Brendshëm theksoi se nëse nuk zbatohen këto kërkesa, atëherë do të prishet edhe konsensusi për Kodin Zgjedhor, pasi reforma e ndarjes së territorit të Shqipërisë është e lidhur ngushtë edhe me Kodin Zgjedhor, pasi nga kjo përcaktohen edhe komunat e bashkitë e vendit.

“Një ndarje e re territoriale afekton në zonat zgjedhore dhe kodi zgjedhor është bërë me konsensus, jo se është bërë por duhet bërë që proçesi të bëhet me konsensus bipartizan"- theksoi Poni. Në këtë mënyrë PD-ja duket e vendosur në kërkesat e tyre pasi me ndajrjen e re te tërritorit mund të prishen edhe balancat e bastioneve politike të partive dhe në këtë rast të Partisë Demokratike.

Problematika
Reforma administrative për ndarjen e territorit do të sillte uljne e numrit të komunave dhe bashkive të vendit pasi aktualisht ekzistojnë disa komuna me një numër shumë të vogël banorësh të cilat mund të shkrihen ndërmjet tyre. Por kjo do do të sillte prishjen e balancave të votave pasi disa komuan dhe bashki janë bastione të partive të caktuara politike. Kësisoj, deklarata e djeshme e Ponit duket se paralajmëron një ngërç të radhës në marrëdhëniet mazhorancë-opozitë.

Veç kësaj, fakti që ish-zëvendësministri i Brendshëm përmendi konsonusin për Kodin Zgjedhor, mund të sjell edhe një përkeqësim të situatës para zgjedhore në vend pasi në pranverën e vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet për njësitë vendore. Kësisoj ndarja administrative nuk do të kaloi pa një debat të fortë, pavarësisht se në parim edhe opozita edhe mazhoranca janë shprehur pro saj. Kjo deklarat e Ferdinand Ponit erdhi një dit pasi Ministri për çështjet Vendore, Bledi Çuci nisi turin e konsultimeve për reformën administrative duke e politizuar këtë gjë që në nisje të saj.
 

Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale