PD, Ristani: Emërime politike
dhe kundra ligjit në polici

PD, Ristani: Emërime politike<br />dhe kundra ligjit në polici
TIRANË - Partia Demokratike ka denoncuar emërimin e shefit të Personelit në Policinë e Shtetit, Xhevahir Karaj, që sipas deputetit Arben Ristani, ka qenë kandidat për deputet në qarkun e Fierit.

“Në kundërshtim me ligjin dy ditë më parë është emëruar drejtor i Personeli në Policinë e Shtetit, personi Xhevahir Karaj, kandidat për deputet i PS në Fier. Ligji i Policisë së Shtetit, ndalon emërimin e personave që janë të lidhur  me politikën. Kryeministri bashkë me ministrin e Brendshëm kanë emëruar një përfaqësues partia”, theksoi gjatë fjalës së tij, deputeti Ristani.

Sipas deputetit të PD-së, këto janë ditët më të zeza të Policisë së Shtetit. “Ata vazhdojnë duke shkelur ligjin, pasi edhe sot e kësaj dite struktura kundër krimi ekonomik është shkrirë dhe vendi është pa mbikqyrje. Këto janë ditët më të errëta të Policisë së Shtetit, prandaj dhe rritet krimi.

Ne kërkojmë që qeveria të ndalë shkarkimet masive nga Policia e Shtetit që ti kthehet besimi”, tha në fund të fjalës së tij, deputeti demokrat, Arben Ristanit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë