TIRANË, 16 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka denoncuar largimin e Policisë së Shtetit nga detyra dhe si pasojë e kesaj, gjendja e rendit dhe siguria është rënduar në vend, pasi është rritur krimit kundër jetës e pronës dhe se aksidentet po shtohen çdo ditë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka sjellë në vemëndje ngjarjet e rënda të ndodhur  sot, me 3 viktima në Tiranë dhe me të plagosur në Durrës, si dëshmi se rendi dhe siguria vazhdojnë të jenë në gjëndje kritike në Shqipëri.
"Partia Demokratike është e shqetësuar për përkeqësimin e situatës së rendit dhe sigurisë dhe kërkon me vendosmëri që  Policia e Shtetit të rikthehet në rolin e saj kushtetues", është shprehur Ristani. /a.ke/