PD: S’pranojmë kërcënimet
e Ramës për presidentin

PD: S’pranojmë kërcënimet <br />e Ramës për presidentin
TIRANE - PD është shprehur sot se nuk pranon ato qe ajo i cilëson kërcënime dhe ultimatume të kreut të PS lidhur me zgjedhjen e Presidentit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi, tha se me anë të deklaratave të tij ultimative Rama synon bojkotin e parlamentit siç bëri dy vjet radhazi për procesin e integrimit.

"Partia Demokratike i deklaron edhe njëherë zotit Rama se ajo mbetet e vendosur të bashkëpunojë në Parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR për zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, në respekt te plotë të frymës dhe gërmës së ligjit themeltar të vendit”, tha zëdhënësja.

PD “nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike sepse në logjikë dhe mendësinë e bllokmenëve të rinj demokratët janë armiqtë të sojit të tyre”, u shpreh zëdhënësja e PD Silvi Bardhi.

(ns/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu