TIRANË-Partia Demokratike, denoncon uzurpimin me forcë nga bashkia e Gjirokastrës në kundërshtim me ligjin të një pronë private prej 11.500 metrash, të trashëgimtarëve të familjes Çabej.
Koordinatori për ndihmën ligjore në Partinë Demokratike, Elvin Salianji, denoncoi shkeljen ligjore, sjelljen arbitrare dhe pamundësinë që ka kjo familje për të apeluar, për të gjetur zgjidhje.
"Kjo qeveri që u tund prangat dhe i çon buldozierët dhe fadromat qytetarëve të varfër, qytetarëve të pamundur, të cilët nuk kanë mundësi të ndërrojnë çatitë e tyre apo të suvatojnë muret rrethues. Kjo Familje i ka kërkuar nëpërmjet shkresave përgjigje Bashkisë, dhe nuk ka marrë asnje përgjigje. I ka kërkuar Ministrit dhe Qeverisë Përkatëse, Ministrisë së linjës, por dhe ajo nuk i jep zgjidhje", tha Salianji. /ATSH/
/Shqiptarja.com