“Në fshatin Fitore situata është në prag katastrofe. E vetmja zgjidhje që jep qeveria është braktisja e shtëpive”, u shpreh deputeti në profilin e tij në Facebook.
Në një takim me banorët e prekur, ai kërkoi ndërhyrje emergjente për sigurinë e jetës së banorëve të izoluar nga uji. “Banorët nuk kanë mjete për të lëvizur nga shtëpitë, ndaj emergjencat duhet të zbresin aty ku nuk kanë arritur akoma”, tha Shehaj.
Ai i bëri thirrje qeverisë dhe ministrave që të lenë shfaqjet para kamerave pasi qytetarët në këto orë të vështira po përballen me një katastrofë të vërtetë.
Nga ana e tyre, gjatë bashkëbisedimit me deputetin e opozitës, banorët thanë ndër të tjera se përmbytjet erdhën si pasojë e mungesës së pastrimit prej kohësh të kanalizimeve dhe dëmtimit të territorit për shkak të interesave të subjekteve private.
G.F. / Shqiptarja.com










