PD shkon në zgjedhje në 35 degë
Report TV zbardh listën e plotë 

PD shkon në zgjedhje në 35 degë<br />Report TV zbardh listën e plotë 
Partia demokratike do të futet  në proces zgjedhor të strukturave  të degëve në të paktën 35  degë në të gjithë vendin. Vendimi  u mor  në kryesinë e PD jo vetëm për shtimin e të paktën 14 degëve te reja në PD por edhe  për  zhvillimin e zgjedhjeve të strukturave të reja në degët ku janë  shfaqur probleme gjatë procesit elektorale të zgjedhjeve lokal etë 2015.  

Burime nga PD konfirmojnë  për report tv  listën e plotë të degëve ku do të  zgjidhen kryetarët e rinj të degëve të  PD. Ndërsa strukturat e PD në bazë janë në pritje të një udhëzimi të kryetarit Basha për këtë proces, mësohet se në qarkun e Shkodrës do të zhvillohen zgjedhje për kryetar në degën e  malësisë së madhe , dhe shtohet dega e  Vaut të Dejës. 

Në qarkun e Lezhës  zgjedhjet për kryetar do të zhvillohen në degën e Kurbinit,  Bashki në të cilën PD nuk   mori pjesë me kandidatin  e saj. Po ashtu në qarkun e Dibrës  zgjedhjet do të zhvillohen në degën e Bulqizës  dhe të Dibrës. 

Në qarkun e  Durrësit  zgjedhjet do të jenë në tre degë, atë të Durrësit, të Krujës ndërsa shtohet dega Durrës rrethina. Në qarkun më të madh atë të tiranës  zgjedhjet për kryetar do të zhvillohen në 10  degë , në  degët 1,2,3,4,7,12,13, në Vorë,  Kavajë dhe shtohet dega e  Rrogozhinës. 

Në qarkun e Elbasanit do të zhvillohen zgjedhje për kryetar në 6 degë,  Librazhd, Pwrrenjas, Gramsh, Peqin ndërsa shtohen dy degë  në Belshi  dhe Cërrik. Po ashtu do të shkohet në zgjedhje për kryetar të rinj  në qarkun  Korçës në degët Pogradec dhe shtohet dega e Maliqit. 

Në qarkun e beratit zhvillohen zgjedhe për kryetar në degën e urës vajgurore  ndërsa në qarkun e  fierit në dy degë të reja në  Roskovec dhe Divjakë. Në qarkun e Vlorës , krijohet degët e reja të e Selenicës dhe e Himarës ndërsa zhvillohen zgjedhe  edhe në degën e Vlorës. Ndërkaq në qarkun e Gjirokastrës  do të  zgjidhen kryetarët e rinj në degën e Përmetit, Tepelenë ndërsa shtohet dega e Këlcyrës .  Nga panorama  degëve që do të zhvillohen zgjedhje vihen re se ato janë fokusuar në degët ku humbja ka qene më e thellë përjashtuar këtu  Bashkinë e Pogradecit, ndërsa vihet re  se I vetmi qark  ku nuk do të zhvillohen zgjedhje në degët e partisë demokratike është ai i Kukësit. 



Degët që futen në proces zgjedhor

Qarku Shkodër
1.      Dega Vau i Dejës                                                                               
2.      Dega Malësi e Madhe                                                            

Qarku Lezhë
1.      Dega Kurbin

Qarku Dibër
2.      Dega Bulqizë
3.      Dega Dibër
            Qarku Durrës
1.      Dega Durrës
2.      Dega Durrës Rrethina
3.      Dega Krujë

Qarku Tiranë
1.      Dega Tirana 1
2.      Dega Tirana 2
3.      Dega Tirana 3
4.      Dega Tirana 4
5.      Dega Tirana 7
6.      Dega Tirana 12
7.      Dega Tirana 13
8.      Dega Vorë
9.      Dega Kavajë
10.  Dega Rrogozhinë
         
   Qarku Elbasan
1.      Dega Belsh
2.      Dega Cërrik
3.      Dega Librazhd
4.      Dega Prrenjas
5.      Dega Gramsh
6.      Dega Peqin
 
Qarku Korçë
1.      Dega Maliq
2.      Dega Pogradec

Qarku Berat
1.      Dega Urë Vajgurore

Qarku Fier
2.      Dega Roskovec
3.      Dega Divjakë

Qarku Vlorë
1.      Dega Vlorë
2.      Dega Selenicë
3.      Dega Himarë

Qarku Gjirokastër
1.      Dega Përmet
2.      Dega Këlcyrë
3.      Dega Tepelenë

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori