Kërkuan me insistim shpalljen e fatkeqësisë natyrore, PD ndryshon mendje: Mos e shtyni më, shifrat e raportuara nuk e justifikojnë

Kërkuan me insistim shpalljen e fatkeqësisë natyrore, PD ndryshon mendje: Mos e shtyni më, shifrat e raportuara nuk e justifikojnë

Në një kohë kur opozita që pa u konfirmua ende rasti i parë me covid-19 në Shqipëri i kërkonte qeverisë mbyllje të kufijve dhe pas dy rasteve të para të konfirmuara shpalljen e fatkeqësisë natyrore, sot shfaqet me deklarata e qëndrime mjaft kontradiktore.

Aktualisht kur qeveria po kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, opozita del kundër dhe thotë se ka shkelur Kushtetutën dhe se nuk është e nevojshme shtyrja e saj. Këto deklarata kontradiktore të opozitës në fakt nuk ndihmojnë aspak dhe nuk japin asnjë zgjidhje në këtë situatë ku ende i gjithë populli është i armatosur me maska e doreza për të vijuar dhe ata pak aktivitete që i lejohen dhe i gjithë vendi është ende në karantinë.

Gjatë një deklarate për mediat, Oerd Bylykbashi, duke cituar Kushtetutën, shprehet se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk mund të zgjatet me më shumë se 30 ditë, ndërkohë që kryeministri Rama aktualisht ka propozuar zgjatjen e kësaj gjendje deri në 24 qershor, por që kjo do të miratohet nga Kuvendi dhe ende nuk është vendosur asgjë konkrete lidhur me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Për më tepër Kushtetuta nuk e ndalon që gjendja e fatkeqësisë natyrore të shtyhet disa herë me 30 ditë nëse është e nevojshme në varësi të situatës së pandemisë. Gjithashtu PD është vetë kontradiktore se nga një anë vlerëson masat dhe shifrat e të prekurve duke thënë se kjo nuk është arsye për shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe nga ana tjetër del e akuzon se qeveria po fsheh  shifrat reale dhe të vdekurit.

"Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj të tjerë. Të gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza të vërteta shëndetësore me qindra mijëra të sëmurë e dhjetëra mijëra te vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kane deklaruar  zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shume qe kundërshtojnë këto zgjatje masash, madje ne SHBA ka protesta te mirëfillta ne rruge.  Sigurisht kushdo me pak mend ne koke, e kupton qe neper rruge, ne tregje, supermerkata, vende pune, por dhe ne familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet.  Por shifrat e Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjerët me kriza te vërtetë shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 jave. Por çështja nuk është nëse duhet zgjatur apo jo. Çështja është a ka Kryeministri te drejte te propozoje një zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kërkesën pa kufizim? Po nëse Qeveria i ka ne xhep deputetet me gojen e mbyllur me maske kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjasë Parlamenti afatin aq sa kërkon Kryeministri? Jo! Afati fillestar qe parashikon Kushtetuta është 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar. Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtëzakonshme qe fatkeqësia natyrore, qofte edhe pandemia, te përballen sipas afateve.‎ Nëse nuk mjafton, Qeveria te kërkojë ne Parlament zgjatje tjetër 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, të arsyetoje dhe kërkojë një tjetër. Afati shërben edhe qe te matet efikasiteti i masave. Ndërkohe te mos harrojmë se janë kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, e para liria e levizjes", tha Bylykbashi

Gjithashtu Bylykbashi nuk sqaron mes akuzave të tij se kush janë arsyet apo 'leverditë' e qeverisë që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një kohë që ajo paralizon të gjithë vendin dhe aktivitetin ekomomik. Opozita duhet të kuptojë se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore bëhet vetëm për arsye të mbrojtjes së shëndetit të popullit dhe jo masa që qeveria mund t'i marrë 'se ka dëshirë', pasi humbja kryesore do të ishte e saj dhe e popullit.

"Mos harroni Edi Rama do te përpiqet te gjeje arsye ta zgjase gjendjen e pandemise edhe kur ajo te jete zhdukur tjeterkund. Nese vendoset precedenti sot, mos u cuditni qe Rama te perpiqet ta zgjase gjendjen e jashtezakonshme deri ne nje vit. Mos u cuditni as nese ne emer te emergjences se shendetit publik, policet do t’ju masin temperaturen ne hyrje te qendres se votimit dhe te vendosin ata nese duhet te hyni apo jo te votoni per te vendosur kush duhet t’ju qeverise. Kjo eshte epidemia tjeter qe kercenon dhe fshihet pas akteve per pushtet me akte normative te Kryeministrit, epidemia e Autokracise. Tashme dihet qe masat mbrojese nga epidemite merren heret dhe jo vone.", shkruan Bylykbashi.


Lajmi kryesor:

Opozita kontradiktore/ LSI: Masat dhanë efektin e duhur! Qeveria të mos shtyjë gjendjen e fatkeqësisë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja