Opozita kontradiktore/ LSI: Masat dhanë efektin e duhur! Qeveria të mos shtyjë gjendjen e fatkeqësisë

TIRANE-Opozita është mjaft kontradiktore lidhur me masat mbi përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. E ndërsa Sali Berisha akuzon për fshehje të numrit të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-i dhe Lulzim Basha kërkon rritjen e testeve dhe mbylljen e fasonëve, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama u shpreh sot se masat e marra nga qeveria kanë bërë efektin e duhur.

Situata aktuale, sipas Luan Ramës nuk është bazë për të shtyrë më tej vendimin e shumicës qeverisëse për të shtyrë gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore për shkak të koronavirusit deri në 23 qershor. Ai i kërkon qeverisë që të heqë dorë nga kërkesa drejtuar Kuvendit për ta shtyrë deri në 23 qershor.

"Propozimi i qeverisë për të shtyrë dhe dy muaj të tjetër shpalljen e “Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore“ të jetë tërësisht flagrant dhe në kundërshtim me Kushtetutën, i pambështetur, i pamotivuar dhe i paarsyetuar, jo vetëm nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, por edhe nga realiteti faktik. Sipas të dhënave që jep vetë Ministria e Shëndetësisë në këtë moment që po flasim, rezulton të jenë të shtruar në QSUT vetëm 32 qytetarë të infektuar me COVID-19.

Dhe vetëm 8 të tjerë të shtur në Sanatorium. Pa evidentuar këtu faktin që gjatë ditëve të fundit ka ditë të tëra që nuk paraqitet pranë këtyre qendrave spitalore të  përcaktuara për këtë koronavirus asnjë qytetar për tu shtruar. Neni 174 I Kushtetutës e bën të qartë dhe thotë në mënyrë laksativ shqip dhe qartë që për parandalimin apo mënjanim e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik. Këshilli i Ministrave mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit, pika 2 e të njëjtit nen thotë që zgjatja e fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit, por në kushtet kur pandemia është e kufizuar.

Në kushtet kur masat e marra kanë bërë efektin e duhur, në kushtet kur shpallja e fatkeqësisë natyrore bëhet më shumë për të motivuar ndryshimet në buxhet dhe përcaktimin e fondeve ekstra për përballimin e kostove ekonomike dhe financiare, gjë që qeveria e ka bërë, pavarësisht se në mënyrë të pamjaftueshme dhe jo transparente. Sot nuk ka më asnjë bazë reale, por edhe asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore që të zgjatet më tej gjendja e fatkeqësisë natyrore, aq më tepër po të kemi parasysh që ka zona të tëra të vendit, ka bashki të tëra në të cilat nuk ka asnjë rast ta shfaqjes së  të infektuarve me coronavirus, gjë që do të thotë se nuk ka asnjë arsye as në kuptimin parandaluese, por as në kuptimin e diagnostikimit, as në kuptimin e administrimit te realitetit që atje të ketë kufizime në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore" tha Luan Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Kërkuan me insistim shpalljen e fatkeqësisë natyrore, PD ndryshon mendje: Mos e shtyni më, shifrat e raportuara nuk e justifikojnë

Në një kohë kur opozita që pa u konfirmua ende rasti i parë me covid-19 në Shqipëri i kërkonte qeverisë mbyllje të kufijve dhe pas dy rasteve të para të konfirmuara shpalljen e fatkeqësisë natyrore, sot shfaqet me deklarata e qëndrime mjaft kontradiktore.

Aktualisht kur qeveria po kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, opozita del kundër dhe thotë se ka shkelur Kushtetutën dhe se nuk është e nevojshme shtyrja e saj. Këto deklarata kontradiktore të opozitës në fakt nuk ndihmojnë aspak dhe nuk japin asnjë zgjidhje në këtë situatë ku ende i gjithë populli është i armatosur me maska e doreza për të vijuar dhe ata pak aktivitete që i lejohen dhe i gjithë vendi është ende në karantinë.

Gjatë një deklarate për mediat, Oerd Bylykbashi, duke cituar Kushtetutën, shprehet se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk mund të zgjatet me më shumë se 30 ditë, ndërkohë që kryeministri Rama aktualisht ka propozuar zgjatjen e kësaj gjendje deri në 24 qershor, por që kjo do të miratohet nga Kuvendi dhe ende nuk është vendosur asgjë konkrete lidhur me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Për më tepër Kushtetuta nuk e ndalon që gjendja e fatkeqësisë natyrore të shtyhet disa herë me 30 ditë nëse është e nevojshme në varësi të situatës së pandemisë. Gjithashtu PD është vetë kontradiktore se nga një anë vlerëson masat dhe shifrat e të prekurve duke thënë se kjo nuk është arsye për shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe nga ana tjetër del e akuzon se qeveria po fsheh  shifrat reale dhe të vdekurit.

"Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj të tjerë. Të gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza të vërteta shëndetësore me qindra mijëra të sëmurë e dhjetëra mijëra te vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kane deklaruar  zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shume qe kundërshtojnë këto zgjatje masash, madje ne SHBA ka protesta te mirëfillta ne rruge.  Sigurisht kushdo me pak mend ne koke, e kupton qe neper rruge, ne tregje, supermerkata, vende pune, por dhe ne familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet.  Por shifrat e Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjerët me kriza te vërtetë shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 jave. Por çështja nuk është nëse duhet zgjatur apo jo. Çështja është a ka Kryeministri te drejte te propozoje një zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kërkesën pa kufizim? Po nëse Qeveria i ka ne xhep deputetet me gojen e mbyllur me maske kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjasë Parlamenti afatin aq sa kërkon Kryeministri? Jo! Afati fillestar qe parashikon Kushtetuta është 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar. Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtëzakonshme qe fatkeqësia natyrore, qofte edhe pandemia, te përballen sipas afateve.‎ Nëse nuk mjafton, Qeveria te kërkojë ne Parlament zgjatje tjetër 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, të arsyetoje dhe kërkojë një tjetër. Afati shërben edhe qe te matet efikasiteti i masave. Ndërkohe te mos harrojmë se janë kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, e para liria e levizjes", tha Bylykbashi

Gjithashtu Bylykbashi nuk sqaron mes akuzave të tij se kush janë arsyet apo 'leverditë' e qeverisë që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një kohë që ajo paralizon të gjithë vendin dhe aktivitetin ekomomik. Opozita duhet të kuptojë se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore bëhet vetëm për arsye të mbrojtjes së shëndetit të popullit dhe jo masa që qeveria mund t'i marrë 'se ka dëshirë', pasi humbja kryesore do të ishte e saj dhe e popullit.

"Mos harroni Edi Rama do te përpiqet te gjeje arsye ta zgjase gjendjen e pandemise edhe kur ajo te jete zhdukur tjeterkund. Nese vendoset precedenti sot, mos u cuditni qe Rama te perpiqet ta zgjase gjendjen e jashtezakonshme deri ne nje vit. Mos u cuditni as nese ne emer te emergjences se shendetit publik, policet do t’ju masin temperaturen ne hyrje te qendres se votimit dhe te vendosin ata nese duhet te hyni apo jo te votoni per te vendosur kush duhet t’ju qeverise. Kjo eshte epidemia tjeter qe kercenon dhe fshihet pas akteve per pushtet me akte normative te Kryeministrit, epidemia e Autokracise. Tashme dihet qe masat mbrojese nga epidemite merren heret dhe jo vone.", shkruan Bylykbashi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 22/04/2020 10:23

    Monika mazokistja e perdor leone biseksualin dhe Peci Vasili byth..shperdoruarin per fshirje te fundshpines... Si shperblim per perversitetet qe keto kane bere kunder shqiptareve dhe ne favor te cetes se hajduteve te lesh e li...

    Përgjigju
  • BYLYKBASHI BIMBASH: 22/04/2020 02:43

    Ky derdimeni jeniçeri bylykbash bimbashi lyl shal ngjitmit ështē komplet rak. Po lyl kriminel shal ngjitmit i dalin përdit pislliqe e ky jeniçeri bimbash bylykbash na thot s'quhet penallti albitro ta gjuaj luli penalltin. O ZOT çe ka gjet Shqiprin e shkret me kto lloi qamushësh që nuk mushin.

    Përgjigju
  • Bleona: 22/04/2020 00:07

    Per mua ky luani nuk ja vlen fare...

    Përgjigju
  • populli: 22/04/2020 00:06

    Ta heqim gjendjen qe te dalim ne protesta

    Përgjigju
  • Xhelali: 21/04/2020 19:08

    O i miiir po e ke gabim nashi kur te thot Xhelali jot ashu esh.Hesht nashi Luan

    Përgjigju
  • Cubi: 21/04/2020 18:45

    Sju pritet e kan mendjen tek molotvi fena e qenve. I genjen mendja kot se as ne 2032 me keto mendje e me keto koka nuk vjen ne pushtet kjo moster politike

    Përgjigju
  • Tiku: 21/04/2020 16:31

    Luan koqja... Shoku i Peci loqes që të dy bashkë nuk vlejnë as sa një mi kanalesh!

    Përgjigju
  • LUANI PA DHËMB: 21/04/2020 16:28

    O luan o kazan mer lëpi ndonjē kusi o mavri. Se për atë pun je fut në politik me lëpi ndonjë kock se sje ti për politik o rakitik .

    Përgjigju
  • Ky Po!: 21/04/2020 16:15

    I mencemi i sumes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!