PD: Skafet, PS kërkon të
rikthejë varrezën e Otrantos

PD: Skafet, PS kërkon të <br />rikthejë varrezën e Otrantos
TIRANE – Partia Demokratike ka reaguar publikisht, përmes një deklarate me tone gati tragjike, ndaj kërkesës së socialistëve për të hequr moratoriumin e skafeve pasi kjo masë tashmë po dëmton turizmin. Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi, jo vetëm që hodhi poshtë këtë, duke theksuar se që nga moratoriumi turizmi është rritur me 15 herë, por theksoi se kush pretendon të kundërtën kërkon “të rikthejë sërish Otranton në varrezën e zezë të të rinjve shqiptarë”.

Sipas PD, vendosja e moratoriumit të skafeve të ujërat shqiptare ka sjellur edhe heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë.

Zëdhënësja e PD nënvizoi se përdorimi i skafeve nuk u ka shërbyer ndonjëherë qytetarëve. Ato janë si një “flotilje e krimit të organizuar dhe trafiqeve” që “i kanë shërbyer vetëm pasurimit të grupeve kriminale dhe mbrojtësve të tyre, pushtetarëve që i mbështesin dhe jo qytetarëve”.

Në vijim deklarata e plotë e PD:

Përsëri dje z. Edi Rama nëpërmjet zëdhënësit të tij okazional të rradhës iu rikthye temës së tij shumë të preferuar dhe tejet fitimprurëse të skafeve, skafoturizmit dhe Skaforepublikës.

Sipas z.Rama ndalimi i skafeve ka dëmtuar turizmin dhe ekonominë e qyteteve bregdetare dhe vetëm sa nuk u tha direkt se qeveria me moratoriumin e skafeve po i dëmton këto bashki socialiste me qëllim.
Lidhur me këtë qëndrim të z.Rama, Partia Demokratike iu deklaron qytetarëve shqiptarë sa vijon:
1- Në Shqipëri skafet si flotilje e krimit të organizuar dhe trafiqeve i kanë shërbyer vetëm pasurimit të grupeve kriminale dhe mbrojtësve të tyre, pushtetarëve që i mbështesin dhe Jo qytetarëve

2- Pretendimi se ndalimi i skafeve ka dëmtuar turizmin në qytetet e qeverisura nga socialistët eshtë sa absurd aq edhe qesharak. E vërteta është se pas ndalimit të skafeve numri i turistëve në këto qytete Jo vetëm që nuk është ulur po është rritur me rreth 15 herë dhe në shkallë vendi ky numër është rritur me 13 herë dhe konkretisht Shqipëria priti vitin e kaluar mbi 4 milionë turistë e vizitorë kundrejt vetëm 300 mijë qe ajo priti në vitin 2004.

3- Moratoriumi i skafeve bëri të mundur avokatin e shkëlqyer nga fqinjët tanë, madje garancinë e tyre për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë në mbarë Europën për qytetarët shqiptare. Sigurisht që për disa pushtetarë që vetë lëvizin me pasaporta diplomatike, lëvizja e lirë e qytetarëve nuk ka rëndësi madje mirë është që ajo mundësisht të anullohet sepse përbën një sukses të qeverisë së kësaj mazhorance.

Partia Demokratike denoncon dhe hedh kategorisht poshtë këtë qëndrim të z.Rama dhe krerëve të tjerë të Partisë Socialiste me të cilin për interesa të pasurimit të pushtetarëve të saj me paratë e pista të trafiqeve kriminale, kërkojnë të anulojnë lëvizjen e lirë e të rikthejnë vizat për qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të rikthejnë sërish Otranton në varrezën e zezë të të rinjëve shqiptarë. Shqipëria dhe qytetarët e saj kanë nevojë për reforma që i afrojnë me Bashkimin Europian dhe jo trafiqe dhe skafe që i largojnë nga Europa.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.