'Negociatat', opozita skeptike, PD: Rekomandimi me kusht, dështim. LSI: Shqetësuese krimi e droga

'Negociatat', opozita skeptike, PD: Rekomandimi me kusht, dështim. LSI: Shqetësuese krimi e droga

Jorida Tabaku, Petrit Vasili

Partia Demokratike është skeptike sa i takon rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, deklaroi pas prezantimit të progres-raportit, se është hera e tretë që Brukseli rekomandon çeljen e negociatave, ndërsa thekson se rekomandimi me kusht është dështim për qeverinë.  

Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave.

Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj në Europë që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992. Kjo si pasojë e një vokacioni të brendshëm të shqiptarëve të cilët zgjodhën hyrjen në Europë përballë perdes së hekurt që kish vendosur diktatura komuniste në vend.

Sot, pas 27 vitesh Shqipëria ende kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj brenda Bashkimit Europian, por qeveria që e drejton prej pesë vitesh vazhdon të qëndrojë në vend-numëro.

Rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara. Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.

Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës.

Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë ndaj pesë prioriteteve të BE-së (reforma e sistemit të drejtësisë, reforma e administratës publike, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut) janë të barabarta me zero.

Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë për zbatimin e reformës në administratë publike janë në fakt përpjekje të qeverisë për të “marrë tepsinë për veten e saj”. Beteja e qeverisë ndaj krimit të organizuar në fund të ditës është shndërruar në një betejë të qeverisë për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm të akuzuar për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.

Jo më larg se një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhafaj doli përkrah kryebashkiakut Sejdini që akuzohet për përfshirje në grupet kriminale. Ndërkohë që krimi i organizuar godet në forma inceneratorësh dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë si në xhepat e tyre ashtu edhe në cilësinë e jetës. Pa folur më pas për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë (përfshirë në të drejtat e njeriut) ku qeveria angazhohet të nxjerrë ligje në kundërshtim me të Drejtat e njeriut.

Për ta thënë më qartë; duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek! Kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave. Në 2013 u rekomandua marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave por vendet anëtare vendosen vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në nëntor 2016 përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.

Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare.

Jorida Tabaku, deputete e PD 

Teksa Komisioni Europian ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në progres-raport dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave pa kushte, tjetër mendim ka shpalosur Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i grupit të kësaj force politike Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit ku thotë se ”Arroganca, paaftesia, kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe me negative, qe rrezikojne qe pas ketij hapi perpara te prillit 2018, te behen hapa te tjere pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik te nentorit 2016”.

Mes të tjerash, Vasili shton se çdo ekzaltim, trimfalizëm apo keqpërdorim i këtij rekomandimi do të zhyste vendin në pasiguri të reja, instabilitet ekonomik dhe social edhe me të rëndë. 

Rekomandimi pozitiv i KE te mos jete nje hap para dhe dy pas.

Rekomandimi pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE duhet te mos jete kurrsesi nje hap para dhe dy hapa pas.

Shqiperia ka pasur nje moment historik ne nentor 2016 kur absolutisht per here te pare ne historine saj te procesit te integrimit europian ajo mori nje rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave.

Por qe nga ai hap i pare pozitiv te tjera hapa shume te renda prapa beri Shqiperia sepse krimi i organizuar dhe trafiku i droges u shnderruan ne probleme kritike per vendin.

Arroganca, paaftesia, kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe me negative, qe rrezikojne qe pas ketij hapi perpara te prillit 2018, te behen hapa te tjere pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik te nentorit 2016.

Ndaj cdo ekzaltim, trimfalizem apo keqperdorim i ketij rekomandimi do te zhyste vendin ne pasiguri te reja, instabilitet ekonomik dhe social edhe me te rende. 

 Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të PS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
Gjosha: Negociatat, detyrim dhe përgjegjësi e madhe, qeveria të zgjohet

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, rekomandimi pozitiv i KE për çeljen e negociatave është përgjegjësi dhe detyrim për qeverinë. 

Në një konferencë për shtyp deputetja e LSI-së teksa uroi për këtë ditë historikë, theksoi se negociatat janë detyrim dhe përgjegjësi e madhe. Ajo shtoi se LSI uron që rekomandimi të shërbejë si zgjim për qeverinë.

“Rekomandimi pozitiv nuk vjen as për qeverinë edhe as për opozitën. Por u takon shqiptarëve. Ndaj LSI ka qenë dhe do të jetë përkrah dhe në mbështetje të plotë të këtij procesi jetik për vendin”, tha ajo. 

Deklarata për media e Deputetes së LSI-së, Klajda Gjosha 

Dëshiroj të falenderoj sot në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Komisionerin Johannes Hahn, Komisionerin Evropian si dhe Përfaqësuesen e Lartë Frederica Mogherini për Raportin e publikuar pak më parë mbi ecurinë e Shqipërisë për procesin e Integrimit si dhe për rikonfirmimin e Rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave, të cilin Shqipëria e ka marrë në Nëntor të vitit 2016. 

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por në të njëjtën kohë është një detyrim dhe përgjegjësi e madhe për të përmbushur kriteret kyçe të këtij procesi. Ndërkohë që rekomandimi është njëra anë e medaljes, Mbledhja e Këshillit Europian në qershor mbetet një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare. Ndaj vullneti i mirë, serioziteti dhe modestia duhet të jenë tiparet që duhet të udhëheqin këtë proces.

Shqipëria sot ndeshet me shumë, sfida, ndërtimin e një shteti të drejte që nuk është peng i asnjë individi apo partie, e që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e këtij vendi. Lidhja e politikës me krimin, korrupsioni, pandëshkueshmëria, mosrespektimi i të drejtës së pronës, mbrojtja shtresave në nevojë si dhe ngritja e mekanizmave të kontrollit për lëvizjen e lirë dhe azilkërkuesit janë ende probleme serioze që cënojnë të ardhmen evropiane të Shqipërisë. 

Urojmë që ky rekomandim të shërbejë si një zgjim për qeverinë, për tu ulur me këmbë në tokë, dhe për të ofruar rezultate konkrete për të gjithë ata shqiptarë që jetën e tyre kërkojnë ta ndërtojnë jashtë atdheut, për ata profesionistë  që po largohen me shpejtësi, pasi ndihen të pasigurt për rininë që ka humbur shpresën e për të gjithë shtresat në nevojë që janë në kufijtë e mbijetesës.

Reagimi pozitiv sot nuk vjen as për Qeverinë dhe as për opozitën, ai i takon vetëm qytetarëve shqiptarë që përveç se janë gjeografikisht evropianë, janë evropianë në identitet, në kulturë e në shpirt, ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah dhe në mbështetje të plotë të këtij procesi jetik për vendin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 17/04/2018 23:55

    Ja fytyra e vertete e opozites,po boll more te mjerë,me mire mos flisni se sa villni vrere per Shqiperine dhe kush ka abuzuar me pushtetin minimumi burgun e ka te sigurte,pluse konfiskimin e gjese se vjedhur....

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 17/04/2018 22:57

    O pleq matufe e kanakare mjaft hengert mu*** .Sot ishte dita te hanit embelsire te pakten marmalate.

    Përgjigju
  • Monika: 17/04/2018 20:43

    Gezohuni o dite zinj nje here per lajmin e mire se jeni shqiptare apo kollovare? se ka shume e me shume per te bere te gjithe e dine po thirrini trurit tuaj per te bere si duhet detyren si opozite e jo si deri tani me cizme , miell djegje e shkaterrim ,behuni europiane. Punoni bashke per ta bere sa me te shkurter rrugen e pranimit se nuk eshte vetem per socialiste a demokrate ,por per gjithe popullin Gezuar Shqiperi Forca Rama

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 17/04/2018 19:54

    Po çi nxirni kto fytyra të skaduara kta po plasin nga inati që Edi Rama po ja del me sukses . Është turp të nxirni klyshin e manush mut myftiut klysh qeni është ju lutem mos e nxirni më ktë m*t .

    Përgjigju
  • Tini: 17/04/2018 19:49

    Si ka me ndesi qe opozita shqiptare ne vend gezohet ben te kunderten dhe nxin cdo gje pozitive . Nuk te jep shprese BE po nuk bere te gjitha reformat . Mos vazhdoni antishqiptarizmin per hir te politkes suaj te marre fund . Ndryshoni dhe mund te heni ju neser be krye po jo ne jete forme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?