PD, spitali i Bulqizës dhe materniteti
i Pogradecit në gjendje skandaloze

PD, spitali i Bulqizës dhe materniteti<br />i Pogradecit në gjendje skandaloze
Partia Demokratike denoncoi këtë të dielë kushtet e mjerueshme sipas saj, të spitalit të Bulqizës dhe Maternitetit të Pogradecit. Deputetët e qarkut të Dibrës, Roland Keta, Bedri Hoxha dhe Sherefedin Shehu, i krahasuan kushtet e spitalit me ato të 50 viteve më parë.
 
“Nuk ka mjekë specialistë, nuk ka gjinekologë, kardiologë, mungojnë edhe shumë specialistë të tjerë. Ju e patë vetë është një infrastrukturë e shkatërruar. Nuk është nuk është spital, as qendër shëndetësore nuk mund t’i thuash. Është një spital që i shërben 45 mijë banorëve, është një spital që shërben 2 qytete minatorësh, Krastës dhe Bulqizës. Ka mbi 3500 minatorë të cilët çdo ditë mund të kenë aksidente dhe nuk ka kirurgë. Mendoni se si mund të pritet një lindje, vijnë qytetarët nga Ostreni apo nga Martaneshi dhe nuk gjejnë mjekun specialist dhe sorollaten nga Spitali i Bulqizës në Spitalin e Peshkopisë dhe nga Peshkopia në Tiranë. Ka dy vjet që nuk bëhet asnjë investim. Nuk ka shtretër, nuk ka aparat kardiologjie, ka mungesë ilaçesh, nuk ka batanije”, tha Keta.

spitali bulqize

spitali bulqize


Në maternitetin e Pogradecit, deputetja e PD, Eleina Qirici u shpreh se spitali është jashtë funksionit, ndërsa nënat e reja i kryejnë lindjet në spitalin e Ohrit.

“Këtu gjendja është e papërballueshme, nuk ka ku të shkojë më keq se kaq. Stafi është i përkushtuar por ata nuk mund të bëjnë asgjë përballë vështirësive dhe mungesave të shumta. Materniteti është institucioni ku lind jeta dhe nuk mund të funksionojë me sallën e lindjes pa kushte dhe me çdo pajisje e mjedis jashtë funksionimit,” tha Qirici.

materniteti pogradec

spitali i pogradecit

pogradec

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh