PD, Strazimiri: Shkolla e Magjistraturës po shkel vetting-un, po ndikohet politikisht

Deputeti i partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku akuzon Shkollën e Magjistraturës që po shkel ligjin e vettingut dhe po bën testimin e aftësive profesionale të magjistratëve në fshehtësi të plotë. Sipas akuzave të PD ky është një proces i korruptuar dhe i deformuar nën ndikimin e plotë të qeverisë Rama.

Në fjalën e tij, Strazimiri tha që partia Demokratike nuk do ta njohë si proces, pasi është jo transparent dhe i ndikuar politikisht.

DEKLARATA E PLOTË E GENT STRAZIMIRIT

Shkolla e Magjistraturës është vënë në shërbimin politik të Edi Ramës për të ndikuar vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke rrëzuar një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi.

Në kundërshtim me ligjin e vettingut, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar testimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në fshehtësi të plotë, pa transparencë dhe pa asnjë njoftim publik.

Ky proces i drejtuar nga kamikazi i Edi Ramës në Shkollën e Magjistraturës është jetik për të ardhmen e sistemit dhe mungesa e transparencës është shenjë e qartë se po zbatohet projekti i Edi Ramës për kapjen e drejtësisë përmes emërimeve të reja.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e transparencës në këtë proces jetik për garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe eficencën e tij.

Shkolla e Magjistraturës ka detyrimin të informojë publikisht për datën e zhvillimit të këtij procesi. Testimi i aftësive profesionale për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj në shkelje të ligjit të vettingut dhe në mungesë të plotë transparence është treguesi që procesi është i korruptuar dhe i deformuar dhe që po zhvillohet nën ndikimin e plotë të Qeverisë.

Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces të rekrutimeve të reja në sistemin e drejtësisë që është i korruptuar, jo transparent dhe i ndikuar politikisht.

Shmangia e ndikimit politik mbi sistemin e drejtësisë dhe eleminimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, si qëllime madhore të Reformës në Drejtësi, janë e vetmja mënyrë për të siguruar një sistem drejtësie për qytetarët dhe që mbron të drejtat dhe liritë themelore të tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viçidoli Dixhital: 13/05/2018 16:29

    Mbasi mori goditje ne koke ky djale nga Arben Noka, pati defiçensa te medha,por e paska mare veten.Druri nga xheneti ka dale ndaj te ben mire.Por shoh ka prape nevoje.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 13/05/2018 16:08

    Strategu i PD. Me kete ne udheheqje, PD drjet fitores, e ka per festuar me shampanje, nga uji shendetit te lumit LANA.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 13/05/2018 15:48

    Ja dhe koçke mollçinka. Na kishte mari malli bre byrazer. Po loqke fare mbeti ky derdimen.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 13/05/2018 15:42

    Koburen e ke me vete mo patillo?

    Përgjigju
  • bledi: 13/05/2018 12:23

    ju te PD edhe LSI hani nje .ut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët