'PD, ta gëzosh liderin e ri'

'PD, ta gëzosh liderin e ri'

Sot u konfirmua ajo që ishte thënë prej javësh. Lulzim Basha ka ‘dekretuar’Ilir Metën si kryetar opozite, duke u sjellë vetë e bashkë me të edhe partia e militantët e tij, si ushtarë të ‘komandantit’ Ilir Meta. Pafuqia e Bashës për të ngritur kauza e mbjellë shpresë e ka bërë që të dorëzohet përpara këmbëve të Ilir Metës.

Sot Ilir Meta në gjithçka thoshte dukej që inatin dhe vrerin e ka me SHBA dhe BE, që janë bërë sipas tij palë me ata që duan të bëjnë grushtin e shtetit. Ilir Meta sot shante e shfrynte ndaj të gjithë atyre që kanë bërë reformën në drejtësi. Ndërsa Lulzim Basha, që është njësh për të qenë dyshi, duartrokiste bashkë te demokratët ‘e mjerë’ që teksa mallkonin veten pse ishin aty, shihnin kryetarin e tyre të pashpresë që nuk frymëzon, që ishte frymëzuar nga Ilir Meta.

Ajo që ndodhi sot ishte shpërbërja finale e PD-së, e cila me kokën ulur kishte vajtur sot për të shpallur Ilir Metën kryetar partie, ndërkohë që ky i fundit merrte përgjigjen e fortë nga SHBA që ”flamuri ynë në protestë nuk ishte nga ne dhe se  nuk është mbështetje e jona për protestën”. Lulzim Basha sot e futi veten në ‘thesin’ e Ilir Metës, ku turivarur e me një qeshje të sforcuar mezi qëndronte në ‘varrimin’ e PD-së, e cila tani mund të themi së është shkrirë e quhet LSI.

Ilir Meta nga ana tjetër sot nuk kishte popullin në shesh, kishte militantët me besnikë të PD e LSI të cilët ishin gati ta quanin kryetarin e tyre. Edhe vetë ai besoj se është zhgënjyer që nuk kishte njerëz as deri të Rogner, por fundja nuk kanë rëndësi numrat, pasi krytar opozite atë e shpalli sot Lulzim Basha dhe gjithë shpura e tij, duke i bërë gjëmën e radhës PD-së. Tani frenat e opozitës i ka marrë Ilir Meta. A do të reagojë PD ndaj Bashës? A do të rigjejë identitetin e humbur PD pas masakrimit dhe degjenerimit që Lulzim Basha po i bën? A do të ngrihen demokratët ta nxjerrin Bashën nga zyra apo do të lejojnë vazhdimin e shpërbërjes së PD-së? Këto përgjigje i kanë në dorë demokratët. Nëve na mbetet të presim e të shohim

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 02/03/2020 22:54

    Bashen demikratet do pshurrin ke dera e SHQUPIT

    Përgjigju
  • luan: 02/03/2020 21:36

    ka folur si likja i floririt dhe i videos te 7% si dhe si pronari i vjedhjes se gjysmes se pasurise se shqiptareve,duke u treguar langaraqi me i madh i vendit,qe pasi iu lut Rames ta beje president,tani i versulet e i tregon dhembet dhe mire ja ben.Vetem BKH-ja e SPAKU do ja tregojne vendin ketij maskarai qe fshihet nga poshte me kushtetuten e vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë