PD: Ulja e numrit të papunësisë vetëm në realitetin e Ramës, se shqiptarët nuk mendojnë kështu

PD: Ulja e numrit të papunësisë vetëm në realitetin e Ramës, se shqiptarët nuk mendojnë kështu

TIRANË- Partia Demokratike ka hedhur akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilëve u paraqet qytetarëve një realitet krejtësisht tjetër nga ai i vërteti. Në një deklaratë, nga selia blu, ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, ka deklaruar se raporti i fundit ku flitet se ka rënë papunësia është i vërtetë vetëm në realitetin e kreut të qeverisë, pasi sipas sa, shumica e shqiptarëve mendojnë se ekonomia  e tyre është përkeqësuar.

"Me Edi Ramën në krye të qeverisë ka dy realitete. Nga njëra anë është realiteti i shumicës së shqiptarëve, që mendojnë se ekonomia e tyre po përkeqësohet, e vendit më të varfër në Europë me rreth 300 mijë shqiptarë që largohen nga vendi se nuk gjejnë punë dhe siguri. Nga ana tjetër, është realiteti i Edi Ramës, i cili na thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti papunësia ka kapur nivelin më të ulët historik, 11.5 përqind. Realiteti i Edi Ramës na nxjerr vendin me papunësinë më të ulët në Ballkan, jo vetëm duke ia kaluar vendeve si Turqia, Spanja dhe Greqia, por duke na barazuar pothuajse me vendet e G7-ës, që janë vendet më të industrializuara në botë", tha Nurja.

 Ajo ka bërë një krahasim me 30 qershorin, sipas së cilës, edhe shifra për rënien e papunësisë është gënjeshtër njësoj si dhe zgjedhjet.

"Realiteti i punësimit për Edi Ramën është njësoj si ai i zgjedhjeve që organizon, një realitet mashtrimi, ku kapet duke vjedhur dhe manipuluar.Edi Rama pretendon se në 3 muajt e dytë të këtij viti janë punësuar mbi 21 mijë persona në shërbime dhe bujqësi, por askush nuk ka parë dhe përjetuar ndonjë boom ekonomik në bujqësi. Çmimi i naftës me të cilën fermerët punojnë vazhdon të jetë i shtrenjtë, subvencionet për fermerët vazhdojnë të mungojnë e të vidhen, investimet e qeverisë janë zero, investimet e huaja janë zero. Asnjë tregues domethënës nuk justifikon realitetin e manipuluar të Edi Ramës me papunësinë", shtoi ajo. 

 PD-ja ka sjellë disa shifra, ku pretendojnë se hedhin poshtë gënjeshtrën e Ramës, për një ekonomi të përmirësuar gjatë qeverisjes së tij.

"Ulja e papunësisë në nivelet e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian rrëzohet edhe nga të dhënat e vetë INSTAT-it apo të institucioneve të tjera të specializuara, të cilat pohojnë se çdo tregues i rëndësishëm i ekonomisë është në rënie.

 Së pari, është anketa e publikuar nga Banka e Shqipërisë në lidhje me treguesin e besimit tek bizneset dhe konsumatorëve. Treguesi i ndjesise ekonomike ra me 0.7 pikë përqindje dhe ai i besimit të konsumatorit ra me 2.2.

Së dyti, sipas një publikimi tjetër nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e dytë, që pohon se investimet e huaja direkte patën rënie me 13.2 %.

Së treti, treguesit e inflacionit, që kanë direkt lidhje me fuqinë blerëse të qytetarëve, janë në rënie. Në tremujorin e rritjes fallco të punësimit inflacioni ishte 1.3 deri ne 1.5, që tregon se fuqia blerëse e njerëzve ka rënë dhe shkaku kryesor për këtë është papunësia.

Së katërti, numri i bizneseve të falimentuar në këtë 3 mujor të artë sipas Edi Ramës, është rritur ndjeshëm. Në muajt Prrill, Maj, Qershor më shumë se 2 mijë biznese mbyllën aktivitetin e tyre.

Vetëm në realitetin mashtrues të Edi Ramës ndodh që të deklarohet punësimi i një numri rekord njerezish, kur rekordi i vërtetë është falimentimi i bizneseve, braktisja e ekonomisë nga investitoret e huaj, rënia e fuqisë blerese të qytetarëve.

Ky realitet duhet ndryshuar sa më parë dhe mënyrë e vetme për ta ndryshuar atë janë zgjedhjet e lira e të ndershme! Vetëm një qeveri e dalë nga vullneti i lirë i qytetarëve do të bëjë të mundur që ajo të punojë në interesin e tyre, duke hapur vendin për investimet e huaja, duke siguruar konkuremcë të ndershme, duke hapur vende të vërteta pune! Alternativa më e mirë për vendin është Partia Demokratike dhe programi i saj i zhvillimit me platformën antioligarki dhe platformën antimafia", përfundon Nurja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Instati: 13/09/2019 16:24

    Inis bachella

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen