Papunësia në tremujorin e dytë të këtij viti ka zbritur në nivelin e 11,5 %. Krahasuar me një vit më parë niveli i papunësisë ka rënë me 0,9% dhe ka zbritur me 0,6% në raport me tremujorin e parë të këtij viti. Për periudhën prill-qershor numri i të punësuarve është rritur me 3.4%. Sipas raportit të INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,8 %, duke shënuar përsëri një rritje krahasuar me një vit më parë. Pjesëmarrja në punë është nga meshkujt, me 77,8% dhe gratë kanë një pjesëmarrje prej 61,9 %.
Sektori i shërbimeve ka punësuar më shumë individë këtë periudhë konkretisht me 5,7 % krahasuar me 2018, kjo për arsye edhe të sezonit veror ku rritja e personelit është më e madhe nëpër restorante apo hotele. Në vend të dytë renditet sektori i industrisë që ka punësuar 4,4 % më shumë persona se një vit më parë, dhe në fund renditet bujqësia që ka vetëm punësuar vetëm 0,3 % më shumë se në 2018.
Lidhur me këto të dhëna ka reaguar edhe Ministrja e Financave duke u shprehur së këto të dhëna tregojnë sërish se politikat të ndërmarra nga qeveria kanë rezultuar efektive çka është reflektuar në rritjen e punësimit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ndërkohë po për të njëjtën periudhë është rritur me 4,5 % paga mesatare mujore bruto, e cila ka arritur në nivelin e 52.645 lekë. Pavarësisht rritjes së pagës, të punësuarit në sektorin e tregtisë, transportit, aktivitetit akomodues dhe shërbimit ushqimor është 26,1 % më e ulët sesa mesatarja në nivel kombëtar. Po ashtu ulje të pagave ka pasur edhe në sektorin e ndërtimit 2,6 %.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
27.2%
-
Gafë
67.1%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 1153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor 2024, 16:53
Me keto rritje pagash do ja kalojme dhe Gjermanise shume shpejt
Përgjigjuakoma ka njerez qe i besojne ketyre te INSTAT? rrofshin call centerat se papunesia do ishte rrit me 50% por prap dhe kjo qe ka rritje ne punesim, ne paga sikur te ishte e vertet do kishim ndenjur ne shqiperi dhe jo te iknim jashte. plus paga bruto MESATARE 52645 mije lek qe eshte gati 40000 lek te reja ne muaj ne kete kohe nuk del per buke thate duke pare qe cmimet neper supermarkete dhe ne pergjithesi cmimet e ushqimeve jane shume te larta gati gati njesoj me gjermanine apo belgjiken ku atje paga mesatare eshte 3600 euro +-, e jo me te mbash familjen apo te blesh shtepi me cmime skandaloze prej 800-1000€m2 qe akoma nuk e kuptoj pse jane me EURO? jetome ne nje vend qe monedha eshte LEK dhe jo euro po nejse. dhe duke u kapur tek pjesa "Lidhur me këto të dhëna ka reaguar edhe Ministrja e Financave duke u shprehur së këto të dhëna tregojnë sërish se politikat të ndërmarra nga qeveria kanë rezultuar efektive çka është reflektuar në rritjen e punësimit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. " shpresoj qe po talleni, politikan e ndermarra? CILAT? te jete per shtetin shqiptar dhe politikat e marra shqiperia do kishte page mesatare 1000€ se te kishim politikan te hajrit shqiperia do ishte Zvicer 2.0. Por cte bejme jemi ne nje shtet me politike fasade del rama e i duket shqiperia zvicer por cte besh kur ske mundesi zgjedhje se midis rames, bashes dhe asaj tjetres me mire mer kete qe kemi por perseri shpresoj shume qe ne nje te ardhme shqiperia te zhduket vare si shtet e te ikin te gjithe.
PërgjigjuShikoni mirë se mos është emigracioni që zbras vëndin dhe kjo sjell dhe më tepër vende pune bosh...
Përgjigju