PD: Veliaj buxhet 200 mln euro, por në Tiranë s’ka vendqëndrime për qytetarët në stacionet e autobusit (VIDEO)

TIRANE-Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa denoncon dhe akuzon se në kryeqytet mungojnë vendqëndrimet për qytetarët në stacionet e autobusit. Zhupa shprehet se pavarësisht buxhetit miliona eurosh, qytetarët e Tiranës nuk trajtohen si duhet.

"100 vjet Tirana- 100 stacione në gjëndje të mjerueshme, pa vendqëndrim, qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Veliaj! Veliaj me 200 milion euro buxhet dhe Tirana është ende qyteti pa vendqëndrime për qytetarët në stacionet e autobusit! Në një vëzhgim të kryer në rrugët e Tiranës, konstatohet mungesa e vendqëndrimeve për qytetarët në stacionet e autobusit. Ndërkohë që në kryeqytetet e tjera nuk bëhet fare diskutimi i vendqëndrimit por si ta transformojmë atë në art, dhe në vend për të lexuar etj!

Qytetarët e Tiranës trajtohen si të dorës së dytë, paguajnë taksa për një super buxhet dhe mbrapsht nuk marrin shërbime. Kujtojmë që shërbimi urban nga konstatimet e kryera rezulton i degraduar dhe më shumë problematika të faktuara kryesisht si: çmimi i rritur i biletës, mungesa e vendqëndrimeve në stacion, mungesa e korsive të dedikuara, vonesat në pritjen e autobuzit, kushtet e brendshme te autobuzave, mungesa e biletave, mungesat e aboneve, etj etj. Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët, edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës" shkruan Zhupa.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë